GREQI: Shqiptari kam mbaruar denimin që në janar dhe po më mbajnë akoma në qeli.

Greqi

 “Nuk edi se cfarë po ndodh. Kam mbaruar denimin që në janar dhe ende po më mbajnë në qeli. Kam folur edhe me mdiat shqiptare, po askush nuk po interesohet për ne. Si puna ime ka shumë shqiptarë që kanë mbaruar denimin dhe mbahen ne burg. Një ditë do të dal nga burgu dhe do ju tregoj se cfare ndodh me ne shqiptaret në burgjet greke. Kam kërkuar disa here përse me mbajnë por nuk kam marrë përgjigje. Përse hesht shteti shqiptar?”

Këto ishin fjalet e te denuarit shqiptar Afrim Rexha, që dje (mërkurë) në orën 16.52 minuta nëpërmjet telefonit kerkon ndihmë nga burgu i Patrës. Sipas tij denimi ka mbaruar që në Janar por drejtësia dhe sekretarja e burgut e mbajnë ate ende ne qeli. Afrimi ka firmosur ne Janar lirimin e tij, por…

Ditë më pare ne kemi folur dhe me avokatin e tij në Patra, i cili nga ana e tij na tha se duhet te ishte liruar, duke na servirur dhe disa dokumenta ku tregojne dhe pse duhet te ishte liruar ne janar. Afrimi është baba i dy femijëve.

Për kët rast është njoftuar dhe ambsada jonë në Athinë e cila po bën përpjekje për të parë se si qendron e verteta…