Miting Anti-racist në Sheshin “Omonia”

Greqi Kryesore

racizmi ne focus newsMitingje antiraciste me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Racizmit u zhvillua sot të shtunën në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera. Këtë herë, Lëvizja kundër Racizmit si dhe organizmat dhe federatat dhe sindikatat u mblodhën në sheshin Omonia. Në Miting ishin të pranishëm edhe Kryebashkiaku i Athinës Jorgos Kaminis si dhe perfaqesues të partive të ndryshme politike, si dhe shkrimtari i njohur Kristos Homenidis, të cilët u ndodhën në reshtin e parë të minitingut duke mbajtur parkata dhe krijuar fjalën “anti-racizëm”. Në këtë mitimg kishte edhe emigrantë nga komuniteti shqiptar. Ky miting përkon këtë vit me votimin e ligjit kundër racizmit, një ligj që frenon shfaqjet e dhunës raciste në këtë vend.racizmi-racizmi