GREQI / Shtatë vite heshtje për vrasjen nga policia e 29-vjeçarit Pëllumb Marnikolaj

Greqi Kryesore

( Me rastin e përvjetorit të shtatë të vrasjes së Pëllumbit)

U torturua për vdekje dhe më pas e hedhin nga dritarja e katit të dytë si nje vetvrasje.

Që në momentin e parë shteti grek tentoi të mbulojë vrasjen duke thënë se është një vetëvrasje, ndërsa trupi i tij i vrarë është “humbur” në morgun e spitali prej 9 ditësh.
Të afërmit e tij e gjejnë trupin e tij, pak para se të varroset si një “burrë i paidentifikuar”. Raporti i dytë i mjekësisë ligjore tregon shenja abuzimi dhe torture. Nuk është hera e parë dhe as e fundit që shteti mbulon vrasjen e emigrantëve apo të burgosurve në qeli, dhe komisariate.

Më datë 3 gusht 2016, lezhiani Pëllumb Marnikollaj, 29 vjeç paraqitet në komisariatin e Ano Patisias për të dhënë “të pranishmen” e vendosur, siç ishte i detyruar të bënte pas lirimit me kusht. Atje torturohet dhe vritet nga zyrtarët e sigurimit të shtetit.

Vdekjet si ajo e Pëllumb Marnikollajt në komisariate por edhe në stacione tranziti, paraburgime, burgje, kampe përqendrimi nuk janë as të rastësishme dhe as të paprecedentë. Veç kësaj, askush nuk mund të harrojë incidentet e panumërta të dhunës policore ndaj emigrantëve shqiptarë që nga fillimi i viteve 90-të (shih “fshirjet”, rrahjet, poshtërimet).
Deri më sot kemi 15 raste vdekje në komisariatet e policies si dhe 67 të vdekur në burgjet e këtij vendi. Gjithashtu janë regjistruar edhe 99 vrasje nga policia greke dhe rojet kufitare, bëhet fjalë për emigrantë ql nuk kanë lidhje me krimin. Mosha me e vogël të vrarë nga policia eshte 13 vjeç dhe më e madhe 64 vjeç.


Por…
Mbi të gjitha bie në sy edhe mosndëshkimi i policisë, për rrahje për vdekje, tortura, ndjekje penale dhe akte të tjera ndaj emigrantëve,

Kjo vrasje e veçantë vuri në pah edhe një rrjet agjencish dhe institucionesh që punuan bashkërisht, ose si ndihmës për të mbuluar rastin. Që nga policët që mbulonin kolegët e tyre vrasës, te mjeku ligjor dhe prokuroria, ndoshta strukturat shëndetësore dhe së fundi mediat, të gjithë vepruan për të fshehur dhe mbyllur një vdekje të dhunshme, me shpresën se ngjarja do të varrosej për faktin se i vrari është emigrant, i varfër, me paramendimin se edhe nëse çështja shkon në gjykatë, rruga e rrahur nuk paraqet asnjë rrezik për vrasësit.

Pëllumbi është viktima e 171 në mes të 220 shqiptareve te vrarë në Greqi dhe njëkohësisht viktima e 97 e vrare nga policia e vendit fqinjë.
Vdekja e Pëllumb Marnikolaj në 3 gusht te 2016 në komisariatin e policisë në Ano Patisia, shkoi deri atje sa të kërcënohej marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke.

Bie në sy edhe mosndëshkimi i policisë, për rrahje për vdekje, tortura, ndjekje penale dhe akte të tjera ndaj emigrantëve, personave me sëmundje mendore, antifashistëve, protestuesve, por edhe personave që kanë qenë dëshmitarë dhe kanë tentuar të parandalojnë apo denoncojnë arbitraritetin e policisë.
Shteti shqiptar duhet ti kërkoj Greqisë hetim sa më shpejtë dhe me pas zbardhjen e 99 vrasjeve të tjera nga forcat e policisë.
Kjo vrasje ashtu si rastet e tjera vulos përfundimisht pluhurin e herresës së plotë të drejtësisë greke, që deri më sot nuk ka denuar asnjë këta vrasës…

KUSH DO TA SHKUNDË PLUHURIN E HARESËS?

Shtatë vite në pritje të drejtësisë nuk janë pak. Një drejtësi e vonuar-një drejtësi e mohuar…