GREQI / Tragjedi në Detin Egje me gjashtë emigrantë të vdekur

Aktualitet

Edhe një tragjedi tjetër me refugjatë dhe emigrantë të vdekur ka ndodhur në verilindje të ishullit Lesvos.

Sipas informacioneve të fundit, mbyetja e anijes së sotme ka rezultuar në gjashtë viktima të vdekur dhe 18 persona të shpëtuar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në afërsi të Mandamados.

Pas operacionit të shpëtimit nga autoritetet bregdetare, të gjithë të shpëtuarit dhe trupat e të vdekurve u transportuan në portin e Mitilenes për procedurat e nevojshme. Është një humbje e thellë për të gjithë komunitetin dhe ngjarjet e tilla na kujtojnë për vazhdimin e sfidave të refugjatëve dhe emigrantëve në rajon.