Greqia fiton 15 miliardë euro nga turizmi edhe pasi Shqipëria i “rrëmbeu” pushuesit

Aktualitet

Greqia ka shënuar rekorde në turizëm gjatë këtij sezoni duke i patur 80% të njësive akomoduese me rezervime 100%. Mësohet se vendi do të përfitojë rreth 15 miliard euro deri në fund të sezonit turistik duke kapur një rekord historik.

Ndërkohë, ka ishuj si Santorini apo Naxos, të cilat janë full me rezervime që shkojnë deri në 100%.

Turistët kanë rezervuar të tre muajt e verës në Greqi dhe ishujt e saj, teksa kanë vazhduar edhe në shtator. Pushuesit në numër më madh janë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket vendit tonë, rritja e çmendur e çmimeve nga njëra anë si edhe babëzia e njësive akomoduese në jug për të fituar brenda dy muajsh ç’ka do të mund të fitonin për një vit ka zbrazur plazhet e vendit. Zona të tëra gjenden bosh për shkaqet e mësipërme, por edhe mungesën e infrastrukturës si edhe të një strategjie të qartë të qeverisë për të thithur turistë, raporton abcnews.al.

Më herët, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se i kishim marrë Greqisë dhjetëra mijëra turistë gjatë këtij sezonit. Të paktën kemi “shkëputur” një copë nga fitimi prej 15 miliard euro i grekëve, i cili do të ishte edhe më i madh nëse nuk do t’u kishim marrë ne disa prej pushuesve. /abcnews.al