Greqia: Jemi fqinj të mirë, por ju kemi në dorë për integrimin

Lajme

ministri grek ne focus-2Një ditë pas deklaratave se Shqipëria dhe Greqia janë ë gatshme për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e mbartura ndër vite, në një auditorium me studentët e Universitetit të Tiranës, moderuar nga Drejtori i Informacionit të Top Channel, gazetari Sokol Balla, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka rikujtuar shqiptarët se rruga për në BE kalon nga Greqia.

“Shqipëria po përparon si një vend modern europian dhe duam të jemi përkrah asaj në këtë realitet. Nuk lejojmë që të nënvleftësohet fqinji ynë veriperëndimor. Së bashku do të transformojmë të ardhmen e rajonit. Nga ana tjetër, nuk do të duhet të harrojë askush në Shqipëri se e ardhmja e saj është e lidhur me marrëdhëniet e mira me fqinjin e saj jugor. As të nënvleftësohen mundësitë dhe instrumentet që disponon Greqia akoma edhe sot”, u shpreh Nikos Kotzias.

Nga ana e tij, ministri Ditmir Bushati është ndalur tek ligji i luftës, duke sjell dhe një shembull personal.

“Kam një vajzë që e ka emrin hera, e cila është nxënëse në shkollën fillore. Kur shkova për vizitë në Athinë korespondonte edhe me orët e mësimit të saj, me tekstet shkollore, ku rezulton ajo që tashmë ne e dimë, situata problematike me ligjin e luftës. Pyetja e parë nga një fëmijë i vogël, me një emër të një perëndeshe greke, më tha: Pse po shkon në një vend që është në luftë me ne?”