Honduras: Arratisen nga burgu anëtarët e një bande

Bota

Të paktën 22 anëtarë të një bande famëkeqe u arratisën nga burgu në Honduras, pak ditë para të kalimit në një burg të sigurisë së lartë.

Të burgosurit, të cilët mbaheshin në një ambient të veçantë u arratisën nga burgu Marco Aurelio Soto natën vonë të enjten, tha Rosa Gkoudiel, kreu i institutit burgjeve në Honduras. Të burgosurit u arratisën për shkak se ndodheshin në procedurat e vazhdueshme për transferimin e tyre në burgun e ri të sigurisë maksimale dhe nuk donin të shkonin atje.