Ka hyrë sot në fuqi, një version më i kufizuar i urdhrit të presidentin Trump, për bllokimin e vizave dhe hyrjes në SHBA, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane.
Urdhri që ka hyrë në fuqi, i mohon vizat dhe i ndalon hyrjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi aty.
Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vëlla, motër, fëmijë dhe bashkëshort (e).
Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët.
Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë mbështeti pjesërisht këtë urdhrin, duke shfuqizuar vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhri, që nga muaji shkurt. Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët do të aplikojnë për viza hyrëse në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhërit dhe të gjithë refugjatët, do të duhet të dëshmojnë një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në këtë vend. Gjithsesi, në muajin tetor, Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi urdhrin e ndalimit të Trump.