Ikën Artan Lame, ja drejtori i ri i ALUIZN-it

925

Në bazë të marrëveshjes politike të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, posti i drejtorit të ALUIZNI-t është vendosur që të drejtohet nga një teknik, e jo një njeri me mbështetje politike.

Kështu Artan Lame për shkak të kësaj marrëveshjeje u bë “kurban” dhe u detyra t’ia linte vendin personin teknik.

Mësohet se Ibrahim Morina mësohet se do të jetë drejtori i ri i ALUIZN-it deri pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe formimit të qeverisë së re.

Në këtë proces tranzitor do të thotë që ky institucion të ngrijë deri në procesin e zgjedhjeve, e madje deri në shtator duke mos dhënë më leje legalizimi, pasi cilësohen si pjesë e fushatës elektorale.

Gjatë qeverisë së PD-së Ibrahim Morina ka qenë kreu u Policisë Ndërtimore, dhe më vonë është emëruar drejtor në ministrinë e Transporteve.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: