ISH-MINISTRI: POLITIKANËT DUAN VOTAT, POPULLI MË SHUMË SPITALE DHE SHKOLLA

Opinion

OPINION nga ARBEN MALAJ/

Zgjedhjet parlamentare po afrohen. Dallimet tradicionale midis të djathtës dhe të majtës po ngushtohen. Kolegët e opozites “e kane humbur fushën e betejes politike për taksa më të ulta dhe qeveri më të vogël”. Keto jane disa nga gjetjet e studmit të FMN-së.

1. Dallimi midis të majtës dhe të djathtës është ngushtuar pasi edhe djathta është larguar nga taksat e ulta dhe shteti i vogël.

2. Politika konservatore është përcaktuar tradicionalisht nga theksi i saj mbi maturinë fiskale dhe idenë e një shteti të vogël. Ndërsa partitë që anojnë majtas zakonisht shoqërohen me më shumë shpenzime dhe një prani më të madhe të shtetit në ekonomi.

3. Të gjitha partitë politike po bëjnë fushatë për idetë e një qeverie më të madhe dhe duke premtuar më shumë shpenzime.

4. Retorika e kufizimit fiskal ka humbur favorin në tre dekadat e fundit, pasi ishte më e popullarizuara në vitet 1980.

5. Te gjitha mbështetjet në favor të shpenzimeve publike përgjatë zgjedhjeve përkthehet në deficite më të larta fiskale gjatë 5-8 viteve në vijim.

6. Shqetësimet e qëndrueshmërisë fiskale bëhen më të spikatura me rritjen e presioneve fiskale. Por kjo mund të mos dëmtojë mbështetjen për shpenzime më të larta për një kohë të gjatë.

7. Miratimi i gjerë i rregullave fiskale nuk rezultoi në pakësimin e retorikës pro-shpenzimeve, duke sugjeruar se suksesi i tyre ështRritja e deficitit është nxitur kryesisht nga një zgjerim gradual i nismave të shpenzimeve dhe jo nga shkurtimet e taksave.

8. Rënia graduale e deficitit së pari arrihet nga rritja e të ardhurave.

9. Njerëzit duan më shumë infrastrukturë, shkolla, spitale dhe shërbime (arsim, shëndet, siguri), mundësisht me kosto të ulët ose pa kosto shtesë.

10. Politikanët duan votat e njerëzve.

11. Deficitet e mëdha fiskale dhe nivele të larta borxhi në mbarë botën kërkojnë kujdes më të madh fiskal, por kjo mund të jetë e vështirë kur forcat politike tërhiqen në drejtimin e kundërt .

12.Zgjedhjet parlamentare po afrohen. Dallimet tradicionale midis të djathtës dhe të majtës po ngushtohen. Kolegët e opozites “e kane humbur fushën e betejes politike për taksa më të ulta dhe qeveri më të vogël”. Keto jane disa nga gjetjet e studmit të FMN-së.

Pra, konsolidimi fiskal në mungesë të rritjes së taksave do të përqendrohet në krahun e shtrënguar të kontrollit dhe uljen e shpenzimeve; në përzgjedhjen e tyre sipas objektivave kryesore të qeverisë dhe harmonizimit të tyre me kuadrin makroekonomik e fiskal afatmesëm dhe afatgjatë.

Konsolidimi fiskal do të kërkoj reduktimi i shpenzimeve dhe investimeve publike.; përzgjedhjen e tyre konkurruese, uljen e kostos së korrupsionit, rritja e efektivitetit dhe efiçencës së shpenzimeve publike. Keto do te jene disa sfida prioritare do të jenë në fokus të strategjive për kthimin e konsolidimit fiskal.

Ish-ministri i Ekonomise dhe Financave  Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961 në Vlorë, është politikan shqiptar.  Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik.

Ish-ministri i Ekonomise dhe Financave  Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961 në Vlorë, është politikan shqiptar.  Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik. Që nga viti 2016 ka graden Profesor, President i Institutit per Politika Publike dhe Mireqeverisje