Dritë – Hijet e politikanëve shqiptarë

1236

FANE PROFILProf. Doc. Fane S. TARIFA / Edhe pa qenë plotësisht dakord, nisur dhe nga ndjenja patriotike, po jap disa vlerësime të një intelektuali amerikan me orgjinë të herëshme shqipëtare.
Unë i kërkova mendim për katër politikanë dhe ai m’u përgjigj me këto fjalë, të cilat une nuk po i riprodhoj por po mundohem t’i përmbledh, sigurisht kam përfshirë edhe opinionet e mia :
1. Sali Berisha, interpretohet si mjek i aftë, që e futën rrethanat në politikë, tepër karrierist, karizmatik, me nunanca të theksuara despotike, me një individualizëm dhe egoizëm të shfaqur, prepotent, me një gjuhë politke të pamaturuar. Ai ka dominuar politikën shqipëtare duke përdorur të gjitha mjetet e mundëshme, që nga mjetet administrative e ekonomike deri tek shantazhet, dhe korupsionet e krimet. Figura e tij ka shumë paqartësi në lidhje me kordinatorët e jashtëm që kanë ndikuar fuqimisht tek ai. Ka shumë aftësi manipuluese dhe retorika e tij është shpesh therëse e thumbuese. Politikisht tashmë është tepër i konsumuar. Në momente kyçe ka bërë gabime të mëdha që i kanë kushtuar shtrenjtë popullit shqipëtar dhe për të cilat mendoj se duhet të përgjigjet.
2, Edi Rama, njeri me shpirt pragmatist, njeri i veprimit, ekzigjent dhe shumë këmbëngulës.Vendosmëria e tij në masa e reformash shpesh i tejkalon kufijtë e së drejtës. Politikisht me shumë guxim e inisjativë. Teorikisht mbart mangësi nga vetë kushtet e edukimit politik. Në idealet e tij shfaqet si liberal-demokrat dhe mendohet që vendi i tij në PS është një vend tepër i diskutueshëm, por komod për vetë konfiguracionin që paraqet. Eshtë tipi i liderit borgjez me synyme dhe ambicje, por nuk arrin të kapërxejë kufijët e borgjezisë dhe populizmi i tij në ndonjë rast sfumohet, bile del edhe fallco aq sa ndonjëhere del si më i djathtë se vetë të djathtët. Në metodat e veprimit të tij është pakëz autokratik, sepse shpirti i tij keëkues është aq i thellë sa që duket edhe si tendencë prepotencë me vartësit. Eshtë autoritar dhe mundohet që atë autoritet t’ua imponojë me të gjitha mënyrat vartësve.
Drejtimi i PS, nga ana e tij fillimisht sikur orientoi masat drejt një të majte progresive që do t’i bënte një farë oponence shoqërise borgjeze, por zhytja nën tutelën e FMN-së dhe Bankës Botërore e zhduku entusiazmin dhe i fashiti shpresat, gjë që ka krijuar pështjellime dhe zhgënjime tek baza e asaj partie. Në tërësi konfiguracioni i tij del progresive dhe mendohet që i takon e ardhmja…
3. Ilir Meta, shfaqet si pelivan politik, nuhatës i thellë i situatave. Mjeshtër i veprimeve manovruese, që ka përfituar më shumë se ç’mendohet nga rrethanat. Teorikisht nuk ka ndonjë veçansi që ta dalloje, pra pa një oratori të spikatur. Niveli i tij politik del më shumë si veprime të kulisave nën rrogoz me përfitime të mëdha. Në gjithë evidentimet ka manovruar me shkathtësi dhe u ka shpëtuar edhe situatave të rënda. Nuk është principialisht parimor. Shtjellohet më tepër si një eklektik që bashkon të kundërtat dhe ka kapërxime pindarike kur e sheh se mund të përfitojë, Nuk ka parime politike e ideologjike, apo edhe dogma udhëheqëse.
Në veprimet praktike është racional, i matur dhe ashtu në heshtje arrin rezultate. Nuk ka ndonje vizion te qarte per te ardhmen dhe reputacioni i tij nuk pompohet nga karizma sa nga disa përfitime pragmatike të çastit, përfitime që arrin t’i përdorë me shumë efektivitet. Di më shumë nuhatje të manipulojë situatat dhe në çdo rast ka arritur të nxjerrë përfitime që në mënyrë sasiore e kanë përzmadhuar dimensionin e partisë që udheheq…
4. Lulzim Basha, del si produkt hibrid i zotit Berisha me një mevetësi sipërfaqësore. Politikisht pa nuhatjen e duhur dhe pa përgatitjen teorike. Evidentohet si lider pa një karizme të spikatur. Gradualisht po përpëlitet mes trashegimisë së Berishës dhe nevojës për vetveprim. I mungon iniciativa e duhur. Teorikisht ka një nivel mesatar. Aftësia e tij teorike është afër normales, por pa një oratori tërheqëse. Nuk është evidentuar ende si një lider karizmatik dhe ndjekesit e tij nuk arrijne të rivleresojnë figurën e liderit.
Nga e kaluara e tij pushtetore mbart mëkate, të cilat ende nuk i ka sqaruar dhe as pastruar për të dalë si figurë e qartë në udhëheqje të parties. E ndjen ende vehten nën hijen e Berishës dhe s’arrin dot të konfigurojë portretin e vet. Për partinë që drejton nuk është mbase lideri i duhur, sepse edhe në veprimet praktike nuk emocionon, nuk arrin të prekë, të shtyjë dhe të organizojë masa të mëdha njerëzish në lëvizje të rëndësishme politike. Figura e tij politike duket më shumë si tranzitore deri në gjetjen e personit të duhur për udhëheqjen e partisë…
FANE-FANE-2




Këtë e pëlqejnë %d blogues: