Kultivonin drogë në magazinat e fasonerisë, pranga administratores

887

Nga Xhentila Gjoshi

Pa kaluar 1 javë nga gjetja e një magazine me 11.6 ton drogë në Përmet, goditet një tjetër ambient për përpunimin dhe kultivimin e lëndës narkotike. Këtë herë, Krimet e Rënda janë zhvendosur në Skrapar, ku kanë zbuluar një laborator droge, disa tonë kanabis-sativa dhe 2 mijë fidanë gati për t’u mbjellë. Operacioni për goditjen e këtij rasti është kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Berat mëngjesin e së mërkurës, në një zonë të thellë ndërmjet Skraparit dhe Beratit, pranë HEC-­it të Vlushës. Sipas burimeve të policisë, në Skrapar është mundur të zbulohet një nga laboratorët më të sofistikuar të përpunimit të kanabisit në zonën e Vlushit në Skrapar.

Ndërsa në pranga janë vënë Muhamet Kadiu, 49 vjeç, banues në Skrapar dhe Edlira Lame, 42 vjeçe, banuese në Skrapar, administratorja e magazinës që ishte kthyer në një laborator për përpunimin dhe kultivimin e drogës. Mësohet se, më parë magazina tashmë e bllokuar me urdhër të Prokurorisë, ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale.

Ndërkohë, Policia ende nuk ka dhënë një shifër të saktë të peshës së lëndës narkotike që është gjetur në magazinë, por dyshohet të jetë një sasi e madhe. Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Gjithashtu, Policia e Shtetit bëri të ditur se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset: S. K., 47 vjeçe, banuese në Skrapar; Z. Xh., 45 vjeçe, banuese në Skrapar; A. Ç., 51 vjeçe, banuese në Skrapar. Këto shtetase dyshohet se ishin të punësuara në këtë magazinë dhe akuzohen për “moskallëzim krimi”.

<blockquote class=”imgur-embed-pub” lang=”en” data-id=”a/zugbq”><a href=”//imgur.com/zugbq”></a></blockquote><script async src=”//s.imgur.com/min/embed.js” charset=”utf-8″></script>

Hetimet

Prokuroria njofton se po kryhen hetime mes oficerëve të Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit. Pak javë më parë në afërsi të kësaj zone u zbulua një magazinë me plot 1.2 ton kanabis sativa të paketuar në thasë, e gatshme për tregtim. Por si u transformua kompleksi i fasonerisë në laborator? Burime zyrtare të Policisë, bënë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një firme private (fasoneri) ku prodhoheshin çanta kartoni, verë dhe raki, e cila më parë ka qenë fabrikë e prodhimit të bimëve medicinale, në administrim të shtetases Edlira Lame u gjetën: pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhim të bimëve narkotike; rreth 2 kg mbetje bimë narkotike kanabis sativa; 176.000 lekë të rinj; 250 paund; 19.900 dollar, si dhe 210 fishek kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fugonin në pronësi të Muhamet Kadiut, u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë. Sipas policisë, dyshohet se Kadiu dhe Lame, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës kultivonin dhe përpunonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit. Gjatë kontrollit të policisë në këtë magazinë janë gjetur disa vazo me bimë narkotike, llampa për tharjen e drogës dhe disa thasë me kanabis. Sakaq, dy të arrestuarit mësohet se janë kapur në ambientet e brendshme të magazinës në fshatin Vlushë të Skraparit, teksa po çmontonin pajisjet si dhe po largonin lëndën narkotike. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas dyshimeve se operacioni i saj do të dekonspirohej.

Për këtë shkak, në listën e të dyshuarve janë edhe tre punonjës policie të komisariatit të Skraparit. Ndërkohë, burime nga prokuroria thanë se hetimet për goditjen e kësaj baze të përpunimit dhe kultivimit të lëndës narkotike kishin nisur disa javë më parë. Kjo pasi, në rrugë operative ishin marrë informacione se në magazinat që më herët përpunoheshin bimët medicinave kultivohej lëndë narkotike. Ndërkohë, administratorja e magazinave do të dalë në Gjykatë për t’u mësuar me akuzat që ka ngritur organi i akuzës.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: