Kastriot ISLAMI / Ngjarrje shumë e rëndë, media e oligarkisë së Ramës po e fsheh dhe vendos në erresirë. Pas kriminelëve mbrohen edhe kusarët!
Urdhër për mbrojtjen e kriminelëve dhe kusarëve (kleptokratët) të fondeve dhe pronës publike,duke shkelur KUSHTETUTEN dhe VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE. Prandaj shqiptarët varfërohen dhe mbesin pa pune, prandaj largohen pa shprese!
Shqiptarët duhet të kuptojnë se deputetet e Ramës jo vetëm janë përzgjedhur për të përdorur forcën dhe paratë për të blerë votat e zgjedhësve e kërcënuar votuesit, qytetarët e deputetët në kuvend, por ata po shpërblehen me shuma të majme nga fondet dhe pasuria publike…
Kur qytetarët futen në burg nga OSSHE për mospagimin e një fature dritash dhe njerzit në nevoje vdesin apo vetevriten në qelitë e komisariateve, deputeti i Ramës merr nga OSHEE 180 milion lekë nga paratë e faturave aforve e ndoshta abuzive të OSSHEE.
Ky është një deputet “oligark” që është zgjedhur nga Rama për shkak të mundësive financiare për të blerë vota. Ky ka mbuluar qytetin e Kamzës. Eshtë hera e parë që bëhet deputet i rekrutuar nga Rama. Ka një kompani “Aurora Grup” që aksionet prej 40 % ja ka lënë djalit të tij Sajmir Suli. Dhe ky i ka lënë një ndërtesë të kompanisë me qira OSHEE, me vlerë 180 milion lekë gjë që Kushtetuta jonë nuk e lejon.
Pasi këta mbrojtën rastet e Koço Kokëdhimës dhe zonjës Valentina Leskajt, PD e çoi rastin në Gjykaten Kushtetuese, e cila vendosi dhe detyroi Kuvendin t’i dërgoi të gjithë rastet për gjykim në themel në Gjykaten Kushtetuese. Këtë gjë kërkoi dje opozita, por maxhoranca refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ky është një rast shume i rëndë, kur kuvendi haptas shkel vendimet e Gjykates Kushtetuese për deputetet e shumicës.
Shqiptarët duhet të kuptojnë se beteja kundër kriminelëve dhe kusarëve në parlement është një betejë që lidhet drejtpërdrejtë me varfërinë e tyre, me papunësinë e tyre, me burgosjen e tyre, me denigrimin e tyre, me nënshtrimin e tyre me filzofinë e blerjes së votës së tyre, duke i varfëruar, nënshtruar dhe zhveshur nga gjithçka dhe madje duke i shtyre të largohen nga vendi, nëse nuk nënshtrohen. Kjo është e tmerrshme!
Mbrëmë Rama ka urdhëruar anëtaret e tij në Keshillin e Rregullores, Imunitetit dhe të Mandateve, të refuzojne e zbatojne vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për deputetet që përfitojnë fonde publike në kundërshtim me Kushtetuten. Pra urdhëri është i qartë: Të mbrohen jo vetëm ktiminelët por edhe kusarët e parlamentit…