Vetëm Shoqëria Civile e ndalon Kryeministrin e sëmurë!

869

reagon Zheji ndaj tames

Artur ZHEJI / Etja për Para dhe për Mbipushtet `absolut, e ka shndërruar kryeministrin shqiptar, në një bishë të pangopur dhe budallaqe, që nuk pyet për asgjë dhe shpërfill gjithshka!

Loja e kompromiseve politike, e këshillimit të urtë, e analizave, e thirjeve të drejtëpërdrejta apo të tërthorta, për të ndrruar rrugë, për t’u moderuar, për të arësyetuar, për t’i thirrur mendjes së vet tashmë të sëmurë nga deliri pa fre, duket se kanë dështuar të gjitha!

Shqiptarët kanë sot përballë tyre, një person që ka humbur ekuilibrin, që ka sy por nuk sheh, që ka veshë por nuk dëgjon, që ka qindra sinjalizime paralajmëruese se po gabon rëndë, por që ka zbuluar pasionin e të kaluarit me semafor të kuq, të cdo rruge dhe të çdo vendimmarrjeje!

Është pra ky, një kryeministër oligarkësh, të rinj e të vjetër, që duhet ndaluar, për të mirën e tij dhe për të mirën tonë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Dhe në këtë mision kanë dështuar partitë politike!

Ka dështuar Partia Socialiste e nënshtruar, ka dështuar Opozita e pa Reformuar shqiptare! Ka dështuar LSI, me formulën e saj të butë dhe të kompromiseve të vazhdueshme me këtë kryeministër, që në të vërtetë, vetëm ka marrë vetëm hov arrogance, moskokëcarës ndaj tyre!

Dhe pra, sot zbret në rrugë Shoqria Civile, me shumë pak mjete dhe ndoshta përpara një represioni të pritshëm, plot provokime dhe rrugaçë që thuhet se janë lëshuar rrugëve sot!

Por Shoqëria Civile, që nuk është as e Majtë dhe as e Djathtë, është në të vërtetë, Ajkë e Shoqërisë, që del nga zemërata e popullit, kur kanoset një Rrezik Kombëtar! Sot në Protestë, është vetëm Fillimi i Fundit të një kryeministri, që e trajton popullin që e zgjodhi dhe ata që e mbështetën, si lodra me të cilat ai mund të luajë si të dojë dhe në fund ti thyejë!

Kryeministri i 100 kostumeve Brioni, i 100 fytyrave dhe i 100 gënjeshtrave, sot do të ketë popullin e tij të nevrikosur keqas, ballë për ballë me Marrëzinë dhe Pnagopësinë e tij maniakale!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: