Italia: Salvini dhe Marin Lepen në një panel të përbashkët kundra emigrantëve

Rajoni

Mateu Salvini e përshëndeti Marin Lepenen në Romë dhe mori pjesë në një panel të sindikatës italiane. Të dy politikanët kanë një qëndrim të përbashkët mbi imigracionin, një nga çështjet e fërkimit midis Romës dhe Brukselit

“Dele e zezë” e BE-së, Mateo Salvini, i cili e ka shqetësuar Brukselin dhe Berlinin me deklaratat e tij mbi emigracionin dhe buxhetin, sot priti në Romë yllin francez të së djathtës eksteme Marin Lepén.

Salvinini dhe Lepen morën pjesë në panelet e një sindikate italiane. Duke pasur parasysh zgjedhjet evropiane në maj, qëllimi i tyre është të krijojnë një “alternativë ndaj BE”. Sipas gazetës franceze Le Figaro, Lepén ka pranuar ftesën e një sindikate italiane për të marrë pjesë në një panel me Salvininin pranë saj. “Idetë tona arrijnë fuqinë e Evropës”, tha Lepen në rrjetin e radios franceze “Europe 1”.

Kreu i “Frontit Kombëtar” e gjeti veten në “qytetin e përjetshëm”, në anën e mikut të saj që ka marrë përsipër ministrinë e brendshme me të cilën ka një konsensus mbi imigracionin, një nga çështjet e nxehta për të cilat flasin Brukseli dhe Roma. Salvini jep një qasje shumë të drejtë ndaj çështjes së emigracionit, ndërsa Lepen përpiqet të kapë votat duke shfrytëzuar erën e populizmit që fryn në Evropë, thotë shtypi francez.