Ja përse ZGJIDHJA mbështetet nga emigrantët!

Opinion

Nga Shpëtim Zinxhiria

Një e treta e popullit shqiptar , ose më saktë 32.5% jetojnë jashtë vendit, ku në prag zgjedhjesh gjithmonë ka sjellë interes nga politika e vendit. Dhe ky ka qenë interesi i vetëm ndaj emigrantëve të braktisur. Konkretisht popullsia e Shqipërisë është 2.986.952 shtetas, ndërsa 1.438.451 janë emigrantë të emërtuar ndryshe në gjuhë të huaj “Diasporë”. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në Greqi, dhe është rreth 676. 846, ndërsa në Itali jetojnë 522.667. Për më se dy dekada emigrantët shqiptarë janë dhe mbeten pjesa më e diskriminuar e shoqërisë shqiptare, edhe pse është më kontribuuesja në krijimin e vlerave materiale ekonomike. Por sot politika nuk ka se çfarë tu premtoj më, boll i ka gënjyer dhe i ka keqpërdorur me brutalitet dhe pa limit. Janë trajtuar si njerëz pa atdhe, huaj në vendin e tyre… të harruar e të lënë mënjanë për shumë vite me radhë, edhe atëherë kur dërgonin kursimet e djersës familjeve të tyre për vite me radhë.

Edhe sot shpërfillja është e qartë është kjo që ka diskriminuar emigrantët e vet me këtë braktisje të përjetshme që nuk mund të shpjegohet më. Emigrantët tanë kudondodhur nuk kanë të drejtë vote në vendin e tyre, por as në vendet ku punojnë e jetojnë, nuk kanë asnjë përfaqësues në Kuvend, edhe pse është pjesa më e pastër, më e pa infektuar dhe më e qytetëruar e shqiptarëve. Fatkeqësia më e madhe është se shteti shqiptar nuk ka një axhendë për këtë komunitet të braktisur, ky është dhe përbën një realitet të dhimbshëm, por mbi të gjitha shteti deri më sot u mohon të drejtën e votës, pasi e di shumë mire se vota e emigrantëve do të bëjë një “revolucion” në mentalitetin e politikës së sotme shqiptare.

Është ZGJIDHJA e themeluar pak kohë më parë nga ish­deputeti i PS, z. Koço Kokëdhima, biznesmeni më i suksesshëm dhe politikani që ka marrë mbi shpatulla të reformojë këtë strukture duke mos anashkaluar emigrantët, tashme duket se e ka marre seriozisht. Themeluesi i lëvizjes z. Koço Kokëdhima zgjodhi për bashkëbisedim me emigrantët në Athinë datën 18 dhjetor, që përkonte me ditën ndërkombëtare të emigrantëve, duke bërë publike nismën për nënshkrimin e një peticioni, të ashtuquajtur “Unë zgjedh deputetin që dua”, me qëllim që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie të Partisë Socialiste të zgjidhen përmes zgjedhjeve paraprake. Kandidatët për deputetë duhet të zgjidhen përmes primareve të hapura, që do të thotë se këta kandidatë për deputetë duhet të zgjidhen nga emigrantët, të cilët duhet të përfaqësohen në Parlament me deputetë. “Zgjedhjet dhe pushtetet i kanë përqendruar në duar kryetarët e partive të mëdha.

Asnjë pushtues nuk do ja kishte bërë këtë të keqe popullit shqiptar. Dini ndonjë rast tjetër në botën demokratike që të jetë kështu? Nuk ka asnjë rast të tillë. Partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme. Kryetarët e partive janë bërë njësoj si të ishin pronarë të tyre. Tani sillen edhe si pronarët e Shqipërisë. Ata kanë uzurpuar çdo pushtet dhe janë të shkëputur nga të vërtetat e njerëzve të thjeshtë. Duket se tani kemi dy parti socialiste. Njëra është partia e socialistëve të thjeshtë, ndërsa tjetra është partia e udhëheqjes”, tha Kokëdhima. Ishte ky bashkëbisedim që u mirëprit dhe u përqafua nga emigrantët të cilët shumë shpejt ngritën në Athinë dhe Degën e Lëvizjes ZGJIDHJA. Në takimin me emigrantët z. Kokëdhima sfidoi Ramën për 10 premtimet e pa mbajtura të Rilindjes ndaj emigrantëve në fushatën e 2013, ku asnjë nga këto 10 premtime nuk u mbajtën nga qeveria e Rama.

Por sot … ZGJIDHJA shihet nga emigrantët si një shpresë pasi është e vetmja lëvizje që prek direkt interesat e tyre, pasi në platformën e saj parashikon kandidatura nga radhët e emigrantëve, në një kohë që nga partitë e tjera politike ndihen të braktisur përfundimisht. Votimi elektronik nga vendet ku jetojnë dhe punojnë, te zgjidhen dhe të zgjedhin deputetin që duan këta, manipulimi i zgjedhjeve, deputetin nuk e zgjedh populli por vetëm kryetari i partisë, si dhe Partia Socialiste është vetëm kryetari, apo braktisja e ish­ushtarakëve etj. Shpresa dhe aspirata që për 26 vjet nuk u realizuan por vetëm u premtuan dhe të tilla mbeten deri më sot. ZGJIDHJA mbështetur në parimet demokratike është e hapur dhe transparent edhe për emigracionin dhe mbarë diasporën shqiptare ku në platformën e saj thekson se emigrantëve duhet t’i rezervohen vende në parlament.

Emigracionit duhet t’i garantohet e drejta të votojë pranë konsullatave dhe ambasadave tona në vendet ku ata jetojnë. Shqipëria duhet të ngrejë një ministri për diasporën. Qeveria e Shqipërisë duhet të financojë e ndërtojë një qendër kulturore serioze në Athinë. Emigrantët kërkojnë nga qeveria e Shqipërisë politika të urta, të mençura dhe efiçente, që shfrytëzojnë tërësinë e mundësive diplomatike e institucionale, në kuadër të BE­-së, me qëllim që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura në vite dhe t’u bëhet më e lehtë jeta e tyre. Gjithashtu lidhur me zgjedhjet dhe votimin elektronik parashikon gjithashtu se, janë të gjitha mundësitë dhe më me pak shpenzime votimin elektronik në qendrat e votimit, numërimin elektronik, administratë zgjedhore jo partiake, lejimin e emigrantëve tanë për të votuar në qendrat e votimit pranë zyrave të konsullatave dhe ambasadave tona, kontrollin e rreptë dhe të plotë mbi financimin e zgjedhjeve dhe një paketë masash ligjore për të kriminalizuar dhe dënuar ashpër çdo shkelje në procesin elektoral, shitjen dhe blerjen e votës etj.

Por mbi të gjitha kauza e lëvizjes është: “Unë zgjedh deputetin që dua” një kauzë që nuk e gjen në asnjë parti politike në Shqipëri të cilët janë kthyer në konservatorë me lista të mbyllura ku deputetin ne vendos mëndja dhe koka e vetë kryetarit të partisë, duke kërkuar kthimin e këtij projektligji në ligj, në partitë politike vendosen rregulla, standarde demokratike dhe institucione si në të gjitha partitë politike moderne të vendeve të civilizuara perëndimore. Ky ligj do i japë fund epokës kur partitë politike shqiptare ishin bashkësi para politike dhe qeveriseshin si banda. Baza e partisë dhe qytetarët do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, kandidatët për kryetarë të bashkive dhe kandidatët për këshilltarë, do të zgjidhen e do të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre në parti dhe në shtet.

ZGJIDHJA sot ne programin e saj lidhur me emigracionin dallohet nga partitë e tjera, sepse ka një program konkret te detajuar për emigracionin dhe mbarë diasporën. Pjesëmarrja e emigrantëve në jetën politike në Shqipëri do të ndikonte në një revolucion të vërtetë për politikën shqiptare, një revolucion për të cilën Zgjidhja lufton që të gjej zbatim në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Zgjidhja nuk është përçarëse përkundrazi ajo ka në thelb të saj bashkimin dhe reformimin e të majtës dhe për këtë gjë po lufton sot. Është ZGJIDHJA që me kauzën e saj do të zgjidh katrahurën e së majtës shqiptare, duam apo nuk duam ne atë nuk e ndal dot më asnjë force qoftë…Është ZGJIDHJA që po gjen zgjidhje, ja për këtë ajo gjen mbështetjen e emigrantëve në mbarë Greqinë e kudo…Zgjidhja nuk hakmerret dhe nuk gjykon pasi një nga parimet e saj gjykimi më i mirë është vota , rruga më e drejtë që i përkon me identitetin e saj…