ARBEN MALAJ / Mbështetja e madhe e publikut grek në 72% për të arritur marrëveshje me kreditoret dhe 73 % e për të qendruar brenda eurozonës, janë një lajm i mirë nga Greqia dhe jo vetëm për Greqinë. Përgjithsisht janë qeverite ato që kanë qendrime më të avancuara për të përmbushur detyrimet apo për të ideuar dhe plotësuar reformat politike dhe ekonomike.
Në rastin e Greqisë sipas këtij sontazhi, është opinioni publik që po i tregon qeverisë se çfarë duhet të bëj lidhur me dy çështjet kritike :
- Marrëveshja për borxhet, vonesa e të cilës favorizon tregjet dhe rëndon taksa paguesit grek .
- Vendimi për të qendruar brenda eurozonës si opsioni më i mirë për të ardhmen e saj.
Pas këtyre rezultateve publike, qeveria do ta ketë të vështirë të justifikoj hezitimin apo vonesat e saj për reformat dhe marrëveshjen me kreditorët. Të pakënaqurit ndaj përformancës së qeverisë tani janë në shumicë (52%). Koha në dispozicion të qeverisë për ta përligjur mbështjeten si forca më e madhe politike sa vjen dhe shkurtohet. Ky lajm i mirë për nivelet e larta të mbështjes publike, duhet konkretizuar në veprimet konkrete të qeverise. Kjo do të qetësoj tregjet, do të ul koston e financimit të Greqisë e cila vazhdon e lartë dhe do të krijoj një qetësim të tregjeve në eurozonë dhe më gjerë. Ja pse ky lajm është nje lajm i mirë që vjen nga Greqia dhe që është pozitiv jo vetëm për Greqinë.