Kaloritë nga sheqeri e keqja më e madhe

Shendeti

mbipesha ne focus-1Pritini përdorimin e sheqerit për nëntë ditë dhe ju do të shihni rezultate dramatike, thotë studimi i fundit. Pediatri-endokrinolog Robert Lustig beri test në doza ditore të sheqerit duke trajtuar 43 fëmijë mbi peshë trupore , si rezultat duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e tyre. Heqja e plotë e sheqerit nga dieta e një personi mund të përmirësojë në mënyrë dramatike shëndetin madje brenda pak ditësh, pohon studimi i ri botuar të martën në revistën Obesity. Sipas Dr. Lustig, rezultatet në studim tregojnë se sheqeri është i rrezikshëm jo aq shumë për shkak të kalorive të larta, por kryesisht për stresin që shkakton metabolizmin. Heqja e kësaj substance nga dietat e fëmijëve ul ndjeshëm nivelet e insulinës dhe kolesterolin e tyre.

“Çdo gjë është përmirësuar, kur ata kanë prerë përdorimin e sheqerit”, shpjegon Dr. Lustig, duke shtuar se prindërit nuk duhet vetëm t’i kushtojnë vëmendje të se sa kalori konsumojnë fëmijët e tyre por më së shumti llojin e ushqimeve që janë çdo ditë në pjatën e tyre.

“Kaloritë nga sheqeri është më e keqja, sepse ata janë konvertuar në yndyrë në mëlçi, duke rritur rezistencën e insulinës dhe duke rritur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve të zemrës”, shtoi Dr. Loustingk folur për Daily Telegraph.