Këmbimi valutor/ Dollari rënie të lehtë, ja me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Ekonomi

Në fund të kësaj jave, dollari ka pësuar një rënie të lehtë ku këtë të premte blihet me 113.8 lekë ndërsa shitet me 115 lekë.

Ndërkohë, euro qëndron në të njëjtat shifra ku sot blihet me 116.3 lekë ndërsa shitet me 117.

Paundi britanik blihet me 137.8 lekë teksa shitet me 139.1 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar një rritje me 4 lekë në krahasim me dy ditë më parë. Sot blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.8 lekë.