“Kërcënim me djegie të vendit”, Basha i përgjigjet Ramës: Kam një lajm të keq për ty…

Politika

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili riktheksoi sot nga Maliqi se, opozita kërkon djegien e Shqipërisë.

Basha thekson se ka një lajm të keq për kryeministrin, duke nënvizuar se Shqipëria nuk do të digjet dhe as opozita nuk do të trembet.

Kreu demokrat thotë se fundit i tij dhe i veglave të tij në qeveri dhe Parlament, është i pashmangshëm.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.

Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. /TPZ.AL/