Këshilli i Evropës: Raport shqetësues mbi trajtimin e migrantëve ilegal në Greqi

Aktualitet Greqi

Raporti i fundit i Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (KPT) tregon për abuzimin e vazhdueshëm të shtetasve të vendeve të treta të mbajtura në paraburgim, duke venë në dukje mbipopullimin, kushtet e dobëta të burgimit dhe madje keqtrajtimin e migrantëve të ndaluar.

Në mënyrë të veçantë, raportohet se 95 persona ishin mbajtur në qendrën Filakiou, të gjithë  në një qeli, duke përfshirë familjet, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Sipas KPT-së, ndalimi i personave për disa javë ose muaj në rrethana të tilla të mjerueshme lehtë mund të konsiderohet trajtim çnjerëzor dhe degradues.

Lidhur me këto kushte, Komisioni rekomandon që të merren masa për të çrrënjosur keqtrajtimin e të huajve të privuar nga liria e tyre nga policia. Ai gjithashtu bën thirrje për masa alternative në vend të paraburgimit për menaxhimin e emigrantëve që mbërrijnë në Greqi.

Nuk janë marrë masa vendimtare për fëmijët e pashoqëruar

Sa i përket paraburgimit, ai sugjeron zvogëlimin drastik të niveleve të banimit, në mënyrë që kapaciteti i strukturave të mos tejkalohet dhe se secili i burgosur të ushqimin e përshtatshëm, shtratin e pastër etj.

Sidomos për fëmijët, raporti thotë se nuk janë ndërmarrë hapa vendimtarë nga autoritetet greke për të zbatuar rekomandimet e mëparshme të KPT-së lidhur me arrestimin e tyre dhe u kërkon autoriteteve të bëjnë një rishikim substancial të politikës së tyre për ndalimin e fëmijëve të pashoqëruar si për pritjen dhe për identifikimin, ashtu edhe për “mbrojtjen mbrojtëse” të tyre.

Edhe për fëmijët e mbajtur me prindërit e tyre, raporti thekson që paraburgimi mund të ketë efekte negative psikologjike në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Gjithashtu, gjatë vizitës, shumë të huaj kanë ngritur “akuza të besueshme” për shfaqjen e operacioneve të paligjshme të kthimit nga Greqia në Turqi. Disa thanë se ishin keqtrajtuar fizikisht “nga oficerët e policisë dhe rojet kufitare gjatë operacioneve për ekstradimin e tyre”. KPT rekomandon që autoritetet greke të parandalojnë çdo formë ekstardimi të kesaj natyre.