Këta janë tre “Muskëtjeret” që torturuan dhe shpëtuan emigrantët në Kakavijë.

Aktualitet Kryesore

Kë të besojmë, Ramën-Majkon apo Cakën, në zgjidhjen e tragjedisë në kufirin grek?

Këta janë tre muskëtjerët që shpëtuan emigrantët shqiptar nga torturat në kufi, sejcili me mënyrën dhe budallëkun e tij…

U zgjuan pas tre ditës, pasi ndodhi tragjedia me vdekjen e fëmijës në Kakavijë. Dhe asnjë nga këta nuk u duk në kufi për të parë nga afër këtë tragjedi turpi, një turp me protagonistë dy vende, një turp që vetëm një emër ka …TURP!

Por këta gjetën si zgjidhje më të mirë heshtjen dhe më pas nga plazhi komunikim pa prishurv fare terezinë edhe pse kishim viktimë.

Por…

Per tra ditë resht dy vende me mentalitet ballkanik krijuan një krizë turpi përball jetës së njerëzve i torturuan dhe i trajtuan si kafshë, por më në fund çfarë fituan? Ishin emigrantët ata që paguajnë krizy të tilla, kriza artificiale ballkanike dhe aspak të hijëshme.

Pas tre ditësh në pritje të emigrantëve shqiptar në kufirin grek, i pari që reagoi si gjithnjë ishte kryeministri Rama që njoftonte se kërkonte në telefon homologun e tij grek dhe nuk po lidhej më të, por disa orë më vonë ishte ai që dha lajmin se kishte komunikuar dhe se kufiri do të hapej, duke mos kërkuar asnjë ndjesë ndaj emigrantëve të raskapitur.

Më pas ishte vetë MEPJ e Shqipërisë që njoftonte se kishte biseduar me autoritetet greke dhe se problemi do të zgjidhej shumë shpejt. Më në pas del zoti Pandeli Majkon, ministri i Shtetit për Diasporë që publikon se ishte  Kryepeshkopi i Shqipërisë z. Janullatos që ngriti traun e doganës.

Të tre këta kanë bërë mirë dhe problemi u zgjidh me një fëmi të vdekur dhe me dhjetra të tjerë të dramatizuar shqiprtërisht nga ato që i panë sytë për të kaluar kufirin.

Por pyetja shtrohet kë duhet të besojmë Ramën, Cakën apo Majkon.? Këta shpëtimtar që mbasi torturuan për kater ditë emigrantët në piskun e të nxehtit na thone se ishin shpëtimtar/