Klubet shqiptare testojnë sot forcën e tyre në Evropë

Sporti

Ditën e sotme tre skuadra shqiptare, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu do të provojnë forcën e tyre në një prej kompeticioneve më te rëndësishme ne kontinent, Europa League.

Në orën 17:00 Partizani do të presë bullgarët e Botev Plovdiv të cilët vijnë në Shqipëri në kërkim të një rezultati pozitiv.

Në orën 20:00 Tirana do të luajë në Izrael përballë gjigandëve të Maccabi Tel Aviv të cilët kanë një eksperiencë të mirë në këtë kupë.

Korçarët e Skënderbeut do të presin klubin nga Andorra, Sant Julia