Koço Kokëdhima: Shqipëria në flakë, “timonieri” në plazh!

Aktualitet Kryesore
Kreu i Lëvizjes ZGJIDHJA lidhur me indiferentizmin e kryeministrit shqiptar, përball zjarreve të mëdha që po shkatërrojnë çdo ditë e më shumë ka reaguar edhe këtë radhë në rrjetin social Facebook, duke i kërkuar këtij të fundit që të jetë në krye të detyrës. Ja dhe reagimi i plotë i Kokëdhimës:

Vetëm dje janë shënuar 14 vatra të reja zjarri.

Katër familje në Ulëz të Matit kanë luftuar për të shpëtuar banesat e tyre nga shkrumbimi. Qeveria e tutkunëve është pothuajse inekzistente dhe reagimi i saj mjeran është i frikshëm.

Zjarret u janë afruar banesave dhe një fëmijë është raportuar i asfiksuar nga tymi. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga shteti, por siç thanë vetë ata, asnjë strukturë nuk u është përgjigjur dhe nuk u ka ardhur në ndihmë. Kryeministri duket i patrazuar dhe vazhdon pushimet sikur nuk po ndodh asgjë. “Timonierit” po i digjet “anija”. I ka mbetur “timoni” në dorë.
ZGJIDHJA kërkon veprimin e strukturave të shtetit. Zjarret nuk mund të shuhen me kova uji nga qytetarët e tmerruar! Pyjet po shkatërrohen nga flakët në të katër anët e vendit, ndërkohë që po rrezikohen banesat dhe jetët e qytetarëve.
ZGJIDHJA denoncon qeverinë për gjendjen e krijuar. Kryeministri duhet të lërë show-n në Facebook dhe të marrë përgjegjësi e të përgjigjet për situatën dramatike.
#ZGJIDHJApërShtetin