Komentatori i njohur jep parashikimin për ndeshjen mes Tiranës dhe ekipit serb Crvena Zvezda

Futboll Sporti

Pas fitores ndaj Dinamo Tbilisit, Tirana do të luajë në turin e dytë kualifikues të Champions League  kundër Crvena Zvezda. Në Tiranë pritet të zbarkojë ekipi më me shumë tituj në Serbi. Padyshim që një emër i tillë ngjall interes në opinionin sportive dhe aq më tepër që është një ekip serb. Komentatori i njohur, Kosta Grillo i cili njihet edhe si një tifoz i Crvena Zvezda ka folur për portalin News-tv. Këtë rradhë dëshiron një kualifikim të Tiranës duke parë që suksesi në Tbilisi ishte një tregues se kampionët e Shqipërisë janë të gatshëm për surpriza.

Kualifikimi? Crvena Zvezda është favorite në letër, por Tirana tregoi sot një ansambël kolektiv me një strateg si trajneri Egbo. Fitorja në Tbilisi një fushë super e vështirë përballë një Dinamoje historike tregoi se Tirana e këtij sezoni është përgatitur për të realizuar surpriza të mëdha.“Natyrisht për të ardhur keq që ‘Fanatiksat’ bardheblu dhe ‘Delijet’ bardhekuq s’do të përplasen me njëra tjetrën. Mendoj që dy skuadrat kanë tifozëri shumë të madhe dhe të vecantë. Do të doja ta komentoja këtë ndeshje ashtu sic e komentoja i vetmi në Beograd ndeshjen episodike Serbi-Shqipëri”, shtoi Grillo.

Grillo e pranon se është rritur me këto dy skuadra, por do ti gëzohej më shumë një kualifikimi të Tiranës. Dhe, ai këtë e arsyeton, duke dhënë këtë përgjigje.

“Jam rritur me to.Dua të jem i sinqertë që një kualifikim i Tiranës do të ma rrihet më shumë zemrën, sepse do jetë një rezultat historik ashtu sic thash në vitet 70-të me Ajaxin e madh, ndërsa kualifikimi i Zvezdës është një ngjarje rutinë, një skuadër që e ka të lidhur jetën me suksesin”, përfundon Grillo.