Sipas burimeve diplomatike franceze, telefonata është bërë me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me të cilin presidenti francez ka folur disa herë gjatë ditës së sotme.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot për rreth një orë e gjysmë me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas burimeve diplomatike franceze, telefonata është bërë me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me të cilin presidenti francez ka folur disa herë gjatë ditës së sotme.
Sipas një deklarate të Presidencës së Republikës Franceze, Emanuel Macron përsëriti kërkesën urgjente të komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe përsëriti nevojën për një armëpushim të menjëhershëm. Për kohëzgjatjen e bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti francez kërkoi që të zbatohen sa vijon:
Së pari, ndërprerja e menjëhershme e të gjitha sulmeve ndaj civilëve, së dyti mbrojtjen e infrastrukturës urbane dhe së treti, sigurimi i rrugëve, veçanërisht ato që ndodhen në jug të Kievit.
Sipas njoftimit të Champs Elysees, presidenti Putin deklaroi gatishmërinë e tij për të respektuar këto tre kushte. Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, mbrojtjen e popullatës civile dhe ofrimin e papenguar të ndihmës humanitare për Ukrainën. Presidenti francez i sugjeroi presidentit rus që të qëndrojnë në kontakt për ditët në vijim për të shmangur ndonjë përkeqësim të situatës. Sipas njoftimit francez, me këtë ka rënë dakord edhe presidenti Putin.
Dhe kushtet e Putin
Sipas Sputnik dhe RIA, Vladimir Putin nga ana e tij vendosi kushtet e mëposhtme
– Njohja e sovranitetit rus në Krime,
– Çmilitarizimi dhe “eliminimi i nazistëve të shtetit ukrainas”, por edhe
-Regjim neutral në Kiev.