Kontroll psiqik për Edi Ramën? Monika Kryemadhi: Ta përkufizojnë mjekët

Politika

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për ABCNews, është pyetur për kërkesën që bëri LSI gjatë fushatës, për një kontroll të shëndetit mendor të Edi Ramës.

Nga kampingu i Jalës ku janë mbledhur forumet rinore të LSI-së dhe PS-së, Kryemadhi i qëndron idesë së saj se me të duhet të merren mjekët.

Unë nuk jam mjeke, nuk kam studiuar për mjekësi. Ato që janë mjekë kanë të drejtë ta përkufizojnë më mirë” u shpreh kryetarja e LSI, që shtoi se zgjedhja e Edi Ramës për të publikuar një listë të zezë, “nuk ishte aspak normale”.