Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po udhëheq një strategji rajonale që ka për qëllim përmirësimin e kapitalit njerëzor nëpërmjet rritjes së aftësive në kërkim në shkencë dhe teknologji.
E konsultuar me ekspertë shqiptare, strategjia rajonale veçon se, aftësitë e njerëzve në vendin tone duhet të rriten nëpërmjet qarkullimit të trurit nga diaspora dhe një lidhje me e fortë e nevojave të tregut të punës me sistemet arsimore ne vend.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal kërkon që të analizohen nevojat e tregut të punës dhe ato të reflektohen në kurrikulat e arsimit dhe aftësimit në Shqipëri. Kjo konsiderohet si parakusht për një reformë në arsimit të lartë që të jetë më i përgatitur për të edukuar fuqinë punëtore për nevojat e tanishme dhe të se ardhmes.
RCC vëren se, diaspora ka potencialin për të luajtur një rol kyç në lidhjen e universiteteve shqiptare me organizatat e tjera kërkimore në rajon dhe më gjerë dhe të ndihmojnë në ndërtimin e programeve të përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin. Përveç kësaj, diaspora mund të mobilizohet për të ofruar ekspertizë dhe njohuri për sistemin shqiptar të kërkimit dhe inovacionit dhe për të trajnuar profesionistë të rinj. Prandaj qëllimi për vitet e ardhshme është identifikimi i ekspertëve të diasporës dhe krijimin e një rrjeti rajonal dhe evropian të ekspertëve të kërkim dhe inovacion.
Përveç kësaj, programet e arsimit profesional duhet të zhvillohen në dialog me industrinë për të prodhuar aftësi që mbështesin më së miri fushat kryesore ekonomike të identifikuara.
Shqipëria i është bashkuar EUREKA (rrjeti publik për bashkëpunimin ndërkombëtar në Kërkim, zhvillim dhe inovacion. Ky anëtarësim do të lehtësojë transferimin e njohurive dhe krijimin e rrjeteve për studiuesit vendas. Në planin afatmesëm, qëllimi është të arrihet një sistem i arsimit të lartë që është i rëndësishëm për ekonomisë vendase.
Aktualisht Shqipërisë i mungojnë qendrat e transferimit të njohurive në universitete si dhe baza ligjore për spin-offet universitare. ( Spin-off-et janë bashkëpunime ndërmjet kompanive ose organizatave që më pas bëhen biznese të pavarura me asete, punonjës, pronë intelektuale, teknologji. Prandaj, krijimi i këtyre qendrave dhe baza ligjore janë të rëndësishme për të lejuar industrinë të bashkëpunojë me stafet akademike.
Priorizimi duhet t’u jepet bashkëpunimeve të përbashkëta në sektorët që janë identifikuar si TIK, uji, energjia etj.
Në planin afatgjatë, Shqipëria synon krijimin e kushteve tërheqëse për kërkuesit dhe kompanitë novatore. Për të arritur këtë, Shqipëria mund të krijojë stimuj tatimor për kompanitë vendore të R&I, si dhe për filialet ndërkombëtare. Formulimi i një propozimi me vlerë që reklamon pikat e forta si vend për inovacion, gjithashtu mund të ndihmojnë në tërheqjen e kompanive dhe investitorëve të huaj. Në planin afatgjatë, një sistem kërkimi dhe inovacioni konkurrues dhe dinamik rajonal do ta siguronte që talentet të mos emigrojnë.
Burimi: Revista Monitor