Ministria egjiptiane e Antikiteteve dhe ekipi i projektit Scan Pyramids kanë njoftuar se kanë zbuluar një korridor në piramidën e Keopsit, i cili mund të çojë në dhomën e varrimit të faraonit, deri tani një mister e cila ende nuk është gjetur.
Arkeologu egjiptian Zahi Hawass, gjatë një konference për shtyp, shpjegoi se korridori është një tunel i përmbysur në formë V që është 9 metra i gjatë dhe 2.10 metra i gjerë dhe ndodhet prapa hyrjes kryesore.
Sipas Ministrisë Egjiptiane të Antikiteteve, ky mund të jetë vërtet zbulimi i shekullit. Hany Helal, koordinator dhe menaxher i projektit Scan Pyramids, shpjegon se korridori ndodhet në anën veriore të konstruksionit dhe se zgavra është filmuar duke përdorur një sondë japoneze që është futur në një çarje disa milimetra të gjerë.
Prania e korridorit që u zbulua brenda piramidës së Keopsit në Giza është gjithashtu një mister, zgjidhja e të cilit mund të zbulojë sekretet e mëtejshme të asaj që njihet edhe si Piramida e Madhe.
Detaje të tjera të zbuluara deri më tani përfshijnë faktin se korridori nuk duket të ketë përfunduar. Kjo ‘zbrazëti’ ishte vërejtur në të vërtetë nga Scan Pyramids në vitin 2016 dhe ishte e njohur për ekspertët si ‘Sp-Ncf’ (Scanpyramids North Face Cor