KRYEMINISTRI MITSOTAKIS DITËN E ENJTE NË TIRANË

Aktualitet

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë.

Burime për ‘Top Channel’ konfirmojnë se Mitsotakis do të mbërrijë të enjten në Shqipëri. Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00. Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë.