BUÇPAPAJ : KTHEMA BORXHIN EUROPË !

Letersi

Mos ma prekn, Dardaninë
e kam të shtrejté si vetë lirinë,
Shekuj, dishepuj
me gjak, mbrojtur,
vitet ikur durim rrudhosur.

Peng më mbajtur nga barbaria,
Copë zemre lind nga nanë Shqipnia,
Gjysh, stërgjysh, fis e farë
Në këtë vend lindur i parë.

Zbute zemren moj Europë,
Ti më ke borxh, e ti mirë e din,
Më copëtove copë, më copë,
Pērsëri ti hesht veç bën sehir.

M’ë je në hak, Europa plakë
Tash munesh me i mbyll plagët,
Se çdo pjesë asht ilirid e dardani,
Nuk e lëshoj pa u ba shkrum e hi.

Bukurie Bucpapaj
(04/06/2023)