Pse kshu jeta na u shkruajt në dhe tè huaj. Për brezat tonë u ba mallkim, muhaxherë në vendin tim.

Letersi

Mbeç argat në dhe të huaj!

Kockat nanë s’mundem me i mbledhē.
Sabah sytē sun jam tu i çelë.
Kockat tretur në punë tē randë.
Në kurbet të zi moj nanē.

Bashkë me marsin kur vjen pranvera.
Po por mu s’po vjen ka hera.
Verē as dimēr kurrè s’pamë me sy.
Në fat të shkruem kurbetçi.

Bukēn strajc e drita pa dalē.
Na hupi jeta për dy pare të zi.
Shpirt përvëlue as dekë as gjallē.
Nanë e babë i lamë në Shqipëri.

Ah moj jetë, moj politikē.
Na detyrove prej vendit tonë me ikë.
Këtu s’po ngihna as me bukë e ujë.
Të gjejmë shpëtim në dhe të hujë.

Këtu në k’të vend ku të mbyt trishtimi.
Të sheh dritë në k’të ditë mallkimi.
Ikë e arratisë me gjetë derman.
Të humbë shpresa nē dheun tand.

Në k’to kohë e ditë të vujtuna.
Çdo ditë vrasje e jetë të humbura.
Pèr jetën tonë s’pyet kurkush.
Ikën njeri si qeni në rrush.

Këtu ashtë jeta në fije të perit.
Të ruhesh prej zotit a prej njerit.
Qysh u prish kjo kohë e kjo ditë.
Veç të keqen sot me llogaritë.

Pse kshu jeta na u shkruaj.
Mbeçë argatë në dhe tè huaj.
Për brezat tonë u ba mallkim.
Muhaxherë në vendin tim.

Miranda Troci Derti / Reç Dibër