Nga Fejzo Subashi
Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem, jo një kritik si e “hëna për bajram” por permanent ndaj BE-së dhe Evropës. Jo se kamë ndonjë gjë personale, por se sjellja dhe qasja e saj ndaj Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar, jo që nuk është ajo që meriton vendi dhe kombi ynë, por është më e keqja e mundshme.
Natyrisht, që të bësh deklarata dhe të jesh kritik duhet të radhitësh fakte dhe argumente. Dhe nëse ka vend, që të ketë të tilla, është Shqipëria me historinë dhe pasojat e saj, në gjithë gjenezën dhe jetën e tij si Shtet dhe Komb.
Kritikat, dhe qëndrimi im kritik, ndaj BE-së dhe Evropës, jo vetëm bëhet evident, por dhe vërtetohet në të drejtën që kam unë, sidomos në ngjarjet e fundit që po ndodhin.
U desh që të luante fare nga mëndja Putini, si dhe të kalonin tridhjetë e kusur vite që Evropa, dhe jo vetëm Ajo, te ndodhej përball kësaj situate,
Evropa i ka pasur të gjitha mundësit, për afro më shumë se një shekull e kusur të bënte, jo vetëm konstatimet, por edhe korrigjimet e gabimeve të bëra nga vetë Ajo në të gjitha fushat, atë politike, diplomatike, strategjike, ekonomike dhe me sjelljen dhe qasjen e saj.
Ajo me veprimet e sa, duhet të kishte bërë jo vetëm korrigjimin e mjaftë marrëveshjeve brenda dhe jashtë familjes së saj Evropiane, por duhet të kishte marrë përgjegjësitë për pasojat e së shkuarës dhe për zgjidhjen e të sotmes dhe vazhdimësinë e së nesërmes.
Jo pak, po shpesh herë, jo nuk ka reaguar, por ka rënë preh e lojërave të dyfishta, pse jo edhe i ka stimuluar ato, ku nuk besoj të mos e ketë ditur, se pasojat do të bien dhe mbi vetë Atë.
Sot, përballë kësaj situate, Evropa e bashkuar, apo edhe veç e veç, është e pa qartë, e pa sigurt, konfuze, ku më veprimet, apo mos veprimet e saj lë shumë për të dëshiruar, duke kaluar nga ekstremi në ekstrem.
Nuk besoj, se në as një fushë, Evropa nuk e ka luksin që të behët arenë e situatave të tilla, që të përballi, apo të përsërisë fenomene historike, të cilat duhet të harrohen dhe ti përkasin vetëm memories historike.
Evropa, duhet të kuptoj, të sillet, të tregoj dhe veproj si një familje e madhe fisnike, të një shekull dhe të një epoke të re.
Në fakt është për të ardhur keq, se me veprimet dhe mos veprimet e saj, më shumë po sillet si një familje e madhe bajraktarë….
Në gjithë historinë e saj ajo, megjithëse në Shqiptarët jemi në zemër të Evropës, nuk na ka parë jo me botën shpirtërore që meritojmë, por as me atë të njerkës. Mos duhet stimuluar ndonjë i çmendur, që të na hedh ndonjë rraket, apo predhë, apo ku e di unë se çfarë, që BE-ja të na marrin në konsideratë kërkesat dhe të drejtat tona legjitime, si pjesë e kësaj familje….
Ku ishte deri dje kjo BE, pse duhet të nxitoj sot në lidhje me Ukrainën….Marrëveshjet para, mbas çdo lufte kanë qenë aty. Sa po nisi të shfaqej në horizont konflikti në lidhje me Ukrainën, liderët e vendeve kryesore të BE-së veç e veç nxituan dhe i shkuan në shpi Putinit…. Pse ? Ku fle lepuri?
Shqipëria ka tridhjetë e kusur vite që kërkon të jetë pjesë e Evropës. Çfarë ka bërë Evropa? Na ka marrë gjithçka, ne kemi bërë gjithçka për diçka, kurse Ajo na ka lënë detyra dhe vetëm detyra.
Ajo, sidomos në këto momente, që del në pah si drita e diellit, është se Evropa, sidomos BE-ja, e në mënyrë të veçantë liderët e saj, akoma nuk e kanë kuptuar dhe as pak ta hedhin në veprim, domosdoshmërinë e bashkimit të Evropës. Më e rëndësishmja është se: kjo situatë për shkak apo pa shkak, për faj apo pa faj të kësaj BE-je dhe Evrope, më shumë pasoja dhe dëme u shkakton vendeve, që kjo BE dhe Evropë i ka mbajtur peng me veprimin; që as i ka futur, as i le pa futur brenda familjes së saj. Situata e këtyre vendeve është më e vështirë se kurrë, qoftë ajo politike, ekonomike dhe shoqërore. Këto vende, me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e kësaj familje dhe duke bërë gjithçka, për tu bërë pjesë e kësaj familje, me masat e marra, për detyrat ndaj hyrjes në këtë familje, ka prishur dhe shkatërruar gjithçka, për diçka nga ajo që kishte deri më dje. Ishalla mos ndodhtë më e keqja, se do mjaftoheshim me atë të keqe që kishim deri dje….
Këto vende duke qenë në vështirësi, si nga halli dhe nga dëshira, nuk mund të dalin sot nga rreshti, por ajo që është e sigurt, besnikëria dhe korrektësia e qenësisë në rresht, godet dhe shkatërron më shumë pikërisht këto vende, ku më kryesorët janë shtetet ku shtrihet Kombi Shqiptar.
Ndaj kërkohet që BE-ja dhe Evropa duhet të veproj, jo vetëm të reflektoj, ashtu siç po reflekton me Ukrainën.!