Nga Agim Hushi /
Leter e Hapur Ministrit te Diaspores Z. Pandi
Meqe ju shkrova personalisht dhe smoret mundimin te me pergjigjeshit po ju shkruaj publikisht qe ta dijne dhe shqiptaret se ç’qeveri kane dhe perse diaspora s’duhet ti bjere dajreve te Rilindjes!
Po ju shkruaj me zhgenjim nga Sydney por i lumtur ne thelb qe s’me ftuat dhe s’u bera pjese e teatrit tuaj.
Natyrisht, jo vetem qe s’do t’ju vija tju shihja ne sy por do t’jua kisha qendisur dhe nje kartoline te rastit siç e meritoni!
Me 2005 bera me te miren per PS dhe kontribuova si qytetar i lire ku shpalosa nje kulture politike qe edhe sot pas 14 vitesh veshtire ta degjosh ne te dy kampet!
Me 2013 me bindje te plote, me ze dhe figure perkraha Rilindjen i bindur se rregjimi i kohes duhej larguar nje ore e me pare bashke me fitoret e garave te tij tragjike te notit kur kishte humbur te gjitha garat me qeverisjen!
Jam larguar me familjen me 1992 per studime dhe e kisha enderr si te gjithe te larguarit te kthehesha ne atdheun qe me mungonte aq shume!
Te martoja djalin me nje shqiptare, te behesha gjysh , te pija kafen e mengjesit me komshijt dhe miqt e mije te mrekullueshem dhe krushkun tim te shkelqyer Gacin!
Lash Vjenen ku drejtova per 12 vite departamentin e Operas ne Viena Konservatorium per Tiranen me bindjen se eksperienca ime neper bote, si artist dhe akademik do konsideroheshin siç dhe kater gjuhet e huaja dhe personaliteti im i sprovuar artistik do vlenin ne atdhe!
Por Rilindja m’i mbylli te gjitha dyert ndryshe nga ç’kisha besuar dhe ç’na ishte premtuar!
Mirela Kumbaro as nuk denjoi ta lexonte projektin tim per TKOB dhe pas nje farse “konkurs” qe me zhgenjeu me imoralitetin dhe joprofesionalizmin u riciklua nje person pa asnje lidhje me operan dhe edukimin klasik, nje ish e larguar me ceremoni per abuzim detyre dhe çeshtje fondesh!
U largova i detyruar perseri nga atdheu me dhimbje.
Ma shkulen me force deshiren per te kontribuar dhe jetuar ne atdheun tim qe kisha 20 vjet qe e kisha lene jo nga deshira por per studimet dhe karrieren!
Shtoj ketu se me vete solla dhe djalin tim, i rritur dhe edukuar me dashurine per atdheun, i cili ka kryer studimet ne Universitetin Schiller te Parisit dhe i specializuar ne Sorbone per Mardhenie Nderkombetare!
Por per djalin tim ishte naive ta mendoja se do t’i afrohej ndonje mundesi!
Isha larguar me familjen me 1992 per studime dhe deshiroja te kthehesha ne atdhe.
Por bashke me dhimbjen e ikjes nuk do harroj kurre baltosjen qe “patriotet” e rilindjes, fjaleve te mia qe keta politikane me bejne te me vije turp qe flasin gjuhen time i kthyen ne: ” me vjen turp qe jam shqiptar”.
Natyrisht keta “patriote” dhe gazetare rilindas qe rivrane endrren time te kthimit ne atdhe, dhe udhehoqen kaq paturpesisht fushaten e baltosjes time me shpifje do ti shihni ne sallen e gjyqit diten e pare qe do te jem ne Shqiperi!
Por gjyqin Rilindjes mund t’ia bejne vetem njerez te moralshem te PS dhe qytetare te ndershem qe e njohin mire Rilindjen dhe timonierin e saj!
Si Minister i Diaspores me latë shije te hidhur heshtja juaj kur vizituat Sydneyn dhe iket siç erdhet: si hije, pa asnje vlere per diasporen.
Ose diaspora per ju jane vetem ata qe duartrokasin deshtimin tuaj spektakular dhe sukseset e teatrit tuaj qeverises!
Por sikur s’u mjaftuat me çfare me keni borxh tani qe keni mbledhur diasporen keni vendosur edhe te me çbeni!
Sa qesharake dhe mjerane!
Une jam jo vetem diaspore por jam i bindur se jam ne pjesen me dinjitoze te saje!
Jo vetem si artisti i pare shqiptar qe u kontraktova si solist ne nje opera te huaj me 1993 por nga viti 2002 deri ne 2005 kam qene kryetar i komunitetit shqiptar ne South Australia ku jane perqendruar emigracioni shqiptar pas Melbournit.
Kam ngritur radion dhe shkollen shqipe ne Adelaide dhe sot jam pedagog ne nje nga shkollat me te mira nderkombetare e artit ne Australi!
Ju bej thirrje per mos t’u tallur me diasporen dhe dashurine, dhimbjen e saj per atdheun!
Turp per qeverine tuaj qe krijoni perçarje mes nesh!
Nese s’me ftoni eshte turpi juaj se kjo nuk eshte dasma e djalit te Edi Rames por mbledhja e diaspores!
Turp! Turp! Turp!
Qe ndani shqiptaret ne tanet dhe jo tanet!
Kete as Enver Hoxha s’e ka bere kaq paturpesisht!
S’me harrohet dita kur solla plaçkat e shtepise nga Vjena dhe Arben Ahmetaj, me taksoi rrobat e trupit.
Ka qene kthimi im me i keq ne jete !
Kam nderruar shume shtete dhe kufij po rrobat e trupit askund, askush nuk mi kishte taksuar veç shtetit tuaj!
Kam kaq shume per te thene por po e mbyll me lutjen: mos luani me ne dhe ndjenjat tona te shenjta, se atdheu nuk eshte i juaji dhe as i pushtetit tuaj me police dhe gaz lotsjelles, qe po merr pergjigjen e popullit çdo dite e me shume!/VOAL/
Sinqerisht
Agim Hushi