Lezhë, makina përplas 73-vjeçarin

885

Mëngjesin e sotëm, një këmbësor është përplasur nga një makinë në Lezhë  duke e lënë atë të plagosur.

Policia ka njoftuar se aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit  Balldre.

Uniformat blu njoftojnë se i plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka, 73 vjeç, i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar superstradën.

73-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore




Këtë e pëlqejnë %d blogues: