LSI forcë e parë? Braçe: Edhe sikur ta votojnë gjelat nga Greqia

Kryesore Politika

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thotë se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta nuk mund të shantazhojë popullin me deklaratat se nuk do të dekoronte asnjë kryeministër në rast se vidhen votat.

Sipas tij, Presidenti i zgjedhur pranon vetëm një rezultat, atë të LSI-së forcë e parë, çka sipas Braçes nuk do të ndodhë kurrë edhe sikur atë ta votojnë “pulat e importuara së fundmi nga Greqia”.

Reagimi i plotë në Facebook i Braçes:

Me duket se dilema mes rolit te “presidentit te zgjedhur” dhe “kryetarit te partise”, po e demton fort kur prodhon ngjarje si shantazhi i djeshëm ndaj popullit.

Madje duke rikthyer pas kaq vitesh, prej Sali Berishes se pare, Presidentin partiak qe “djeg” vendin per partine e tij, kete radhe te vogel.

Liria e zgjedhjeve, ligjshmeria, rregullshmeria, barazia, ndershmeria e tyre, eshte nje ceshtje themelore per kete vend.

Por keto nuk i garanton dot nje “president i zgjedhur” qe ben militantin e partise se tij duke shantazhuar popullin.

C’kupton “presidenti i zgjedhur” me “vjedhjen e zgjedhjeve”?!

Une mendoj se si kryetar real i LSI, “presidenti i zgjedhur”, pranon vetem nje rezultat-“LSI force e pare”, “LSI 1 milion vota” etj.

Asgje tjeter! Ose cdo gje tjerer per te e partine qe drejton, eshte vjedhje e zgjedhjeve.

Kjo eshte padrejte, e pandershme dhe e shoqeruar me deklaraten e djeshme-nuk dekretoj asnje qeveri qe del nga zgjedhje qe ai i quan keshtu “te vjedhura”, me deklaraten e pardjeshme-dekreti i pare qe do te firmos do jete ai per emerimin e Petrit Vasilit kryeminister,

ESHTE E PAPRANUESHME!

Eshte e thjeshte; Nuk ka asnje gjase qe LSI te dale force e pare kund, vecanerisht ne rang kombetar.

Patjeter, eshte synim legjitim, por qe te jete e vertete duhet te ndodhe, qe te ndodhe duhen vota.

Edhe sikur te votojne; te gjithe gjelat e pulat, shpendet e bute e te eger qe ministria e Bujqesise ka urdheruar te importohen nga Greqia vetem tre dite me pare, te gjithe karkalecet ne emer te re cileve, ministria e Bujqesise ka lajmeruar vetem tani tenderin 570 milion leke pa Tvsh, te gjitha lopet, ne emer te te cilave, ministria e Bujqesise po behet gati te shpalle vetem tani tenderin 1.8 miliard leke per blerjen e vaksines, te gjitha lopet qe po ndahen vetem tani, edhe pse parate per blerjen dhe zevendesimin e lopeve te ngordhura nga dermatoza, jane dhene qe dhjetorin qe shkoi, te gjithe blegtoret, te cileve grumbullues e perpunues te “krijuar” nga hici prej grandeve te Azhbr, ju mbajne parate prej dy muajsh ne kembim te votes,

te gjithe bujqit, te cilet jane marre peng ne zyrat e rregjistrimit te pasurise dhe vetem keto dite, po thirren me urgjence, vecanerisht ne Lushnje, me ore te zgjatura e sipas listave te perpiluara nga sekser Beni e Gimi, seksere Halma e sekser Lluti, sekser Devi e sekser Nakja, te gjithe te fotografuar e pjese e nje kallezimi te gjere qe denoncon kushtezimin e votes me certifikaten e pronesise,

LSI NUK DEL DOT FORCE E PARE!

Opozite pooo!

Ndaj njerez rrini te qete!

Nuk do te ndodhe gje!

Qeverine e zgjidhni dhe emeroni ju me vote!

Askush tjeter!

As presidenti i zgjedhur e as kryetari i partise.

Eshte ekskluzivitet vetem i juaji,

I POPULLIT!