ZGJIDHJA APELON: BOJKOTONI 25 QERSHORIN!

1034

Shqiptarët vuajnë papunësinë, varfërinë, koncensionet turpëruese, korrupsionin dhe gjobat, prishjet e pashpërblyera, pasojat e kanabizimit të vendit, harresën e 21 janarit, Gërdecin, rrënimin e ekonomisë, administratën e shkatërruar, brutale dhe aspak efiçente, padrejtësinë dhe pasigurinë, arrogancën, kërcënimet dhe represionin e qeveritarëve, paaftësinë e tyre të tejskajshme.
PD dhe PS janë përgjegjëse për të gjitha dështimet e këtij tranzicioni. Ato u bashkuan në zgjedhjet pa standarde të 25 qershorit për të përjetësuar sundimin kriminal të kësaj kaste! 
 Ti që po lexon këto radhë sa herë ke menduar të ikësh nga Shqipëria?
Je akoma këtu sepse nuk ke mundur të ikësh, ose sepse vazhdon të besosh se vendi ynë mund të bëhet!
Shumica e politikanëve të lartë janë me dyshtetësi. Ata janë këtu për të rrjepur juve. por as e duan e as e mendojnë të ardhmen e tyre këtu! Po ti? A do të ikësh edhe ti?
Ti nuk duhet të ikësh! Ti duhet të rrish këtu.
Kandidatët për deputetë në listat e 25 qershorit nuk përfaqësojnë juve, janë shërbëtorë dhe servilë të kryetarëve të partive.
Kryeministri do timonin! TI merre në dorë TIMONIN e fatit tënd!
Atdheu yt ka nevojë për ty! ZGJIDHJA të qëndron pranë në çdo situatë!
#Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen!
#Rrëzo kastën sunduese!
#Refuzo deputetët e kryetarëve!
#Përmbys Oligarkët e Korrupsionit!
#Stop arrogancës!
Mos shko në votime! Është koha të reagosh! Nëse je i detyruar të votosh, vendos një Z të madhe mbi fletën e votimit.
Mos zgjidh të keqen më të vogël, refuzoje totalisht të keqen! Me zgjedhjet e dështuara dhe të refuzuara masivisht, kryetarët do të bëjnë gati valixhet dhe kjo kastë do të përmbyset shumë shpejt! Po vjen një epokë e re!
Ti je ZGJIDHJA!
#ZGJIDHJA#BOJKOTO#REFUZO




Këtë e pëlqejnë %d blogues: