Malaj : Paqen Shqipëria e arrin nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me SHBA, BE-së dhe NATO-n.

913

arbeni-portretARBEN MALAJ  /  Ka kohë që në të gjitha analizat në kancelaritë diplomatike dhe median ndërkombëtare theksohet se thellimi i demokratizimit dhe jo absolutizimi i pushteteve është ajo që i shërben më mirë Turqisë. Në këtë kontekst duhet parë edhe kërkesa për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen.

Cilësimi organizatë terroriste i lëvizjes Gylen dhe kërkesa publike e Presidentit turk për ti trajtuar si organizatë terroriste duhet të kishte një përgjigje zyrtare publike nga autoritetet shqiptare.

Nqs premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotesimin e kerkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen – atëhere kjo jo vetëm për nga madhësia por sidomos nga kushtëzimi nuk është mbështetje ekonomike por një përpjekje për exportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë.

Kur individë apo organizata të ndryshme janë deklaruara terroriste nga Kombet e Bashkuara si edhe në listën e azhornuar që bënë publike Presidenti amerikan Shqipëria ka bashkëpunuar me vendet e ndryshme dhe sidomos me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Aktualisht lëvizja Gylen nuk është në asnjë prej këtyre listave.

Ndaj duhet të qartësohet që në fillim qendrimi i autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk.

Në rast të kundërt rrezikohet që heshtja të nënkuptohet si miratim. Rrezikohet që ndihma e premtuar për disa projekte të paketës “Erdogan” të zvarritet dhe të bëhet gjithnjë e më imponuese, të paktën për aq kohë sa Erdogan do të jetë Presidenti i Turqisë.

erdogan ne focus - 1

Projekti I parlamentit dhe projektet e tjera nuk duhet të fillojnë pa qartësuar këtë kërkesë/kushtëzim të pazakonshëm, pasi mund të ndodh ajo që ka ndodhur shpesh në historinë tonë të mosmarrëveshjeve me “motrat dhe vëllezrit strategjikë”, ku mbetën të pa përfunduara shumë “projekte madhështore” .

Turqia është një fuqi ekonomike në rritje, e cila mund të jetë e qëndrueshme dhe cilësore vetëm kur të mbështetet më mirë ne institucione të forta dhe standarte të larta të demokracisë.

Prezenca jo vetëm ekonomike e Turqisë tenton të rritet ndjeshëm në Ballkan. Por rritja dhe sidomos impakti I saj e saj kushtëzohen nga standartet e demokracisë brënda Turqisë dhe nga respektimi i parimeve themelore nderkombëtare në bashkëpunimin me vendet e tjera.

Paqen dhe prosperitetin Shqipëria dhe shqiptarët i arrijnë dhe i përmiresojnë nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me SHBA, BE dhe NATO-n.

Cdo opsion tjeter bilateral aq me teper ne kundershtim me vlerat dhe standartet e e demokracive perndimore, vetem na pengon.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: