Blushi: Ti themi jo Erdogan. S’jemi koloni turke!

Aktualitet

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Ben Blushi i kërkon qeverisë por dhe parlamentit të mos pranojë kërkesën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të mbyllur institucionet arsimore që janë të financuara nga kundërshtari politik i tij, Gylen.

“Në këmbim të kësaj dhurate mu duk se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhurata nuk shkëmbehet. Nuk është kërkesë për tu pranuar. Kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë.Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke. Nuk duhet të jemi. Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht këtë kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman”

Fjala e plote e Ben Blushit:

“Jam i bindur se nga dje shumë shpirtra myslimanësh ndihen më të çliuar se kanë mundësi të kenë foltorn e tyre të mohura për 70 vjet

Megjithatë unë mendoj se ne si popull duhej të kishim ngritur ne vetë me paratë tona kishat dhe xhamitë, sepse këto nuk janë si rrugët, ato janë pasuri shpirtërore dhe çdo popull i bën meparatë e veta edhe duke kursyer, por pavarësisht nga kjo ne nuk e patë mundësi dhe sigurtisht duhet të falenderojmë popullin turk për Xhaminë e Namazgjasë.

Por mu duk dje sikur se në këmbim të kësaj dhurate presidenti turk kërkoi një shkëmbim. Dhuratat nuk shkëmbehen. Ai kërkoi mbylljen e një organizate sipas tij terroriste që vepron në Turqi dhe Shqipëri, dhe ne e dimë për kë flet.

Unë nuk kam parë organizatë terrioriste në botë që nuk vret dhe në Shqipëri nuk kemi parë vrasje nga një organizatë që presidenti turk e quan terroriste dhe na kërkon ta zhdukim për interesat e tij.

Na vuri në pozitë të vështirë dhe të papranueshme të vasalitetit dhe jam i bindur që shumica burra dhe gra në këtë parlament nuk mund ta pranojnë.

Shqipëria e njeh dhe ka detyrimin të njohë për organizatat terroriste vetëm atë listë që është shpallur nga OKB dhe asnjë kryeministër apo president që përcakton listen e terroristëve në vendin tonë nuk është e arsyeshme dhe e pranueshme, prandaj duhet ta refuzojmë.

Ne nuk jemi një koloni turke dhe në shkëmbim të një dhurate nuk mund të cënojmë liritë dhe krenarinë tonë kombëtare. Mesadi kërkesa e Presidentit turk është mbyllja e disa shkollave në Tiranë. Shkolla që kur janë hapur ishte krenaria e arsimit turk dhe në një kuptim ka ndihmuar me qindra fëmijë shqiptarë që në kushtet kur arsimi ishte i tronditur merrnin arsimin e duhur dhe kanë plotësuar kriterein minimal të laicitetit dhe cilësisë. Ka arsye për të mbyllur shkolla në Shqipëri që janë kjoska, që nuk respektojnë parimin e laiciitettit këto janë aryse për të mbyllur një shkollë. Por kur dikush vjen dhe na kërkon të mbyllim disa shkolla në shkëmbim të një dhurate që i ka financuar kundërshtari i tij politik, kjo nuk mund të pranohet sepse ne nuk jemi pale në konfliktin politik që ka Turqia dhe asksuh nuk mund të vijë këtu të zbëjmë kundërshtarët e tij për arsye politike. Ajo që më interson është liria jonë për të vendosur. Kjo është ajo që më intereson. Sepse presidenti tha që duhen mbyllur disa shkolla.

Si e tha këtë si vëlla, si mik…?!Keni parë një vëlla që thotë mbyllni shkollën? Unë nuk kam parë..epo si e tha si baba? Nëse ne si komb do kishim një baba nderit të parë do i takonte Skënderbeut.

Nuk është kërkesë për tu pranuar kërkesa e djeshme ishte e tepërt dhe qeveria e kuptoi pozitën ku janë por nuk mund ta pranojnë. Nuk mund të jemi dhe s’duhet të jemi koloni turke.. nuk duhet të jemi.

Për të mos u bërë palë në një konflikt demokrat është dita ta refuzojmë kolektivisht të kërkesë sepse siç thotë Erdogan, nuk do të bëhemi pishman”