Mbahej peng që nga viti 2012, vritet holandezi në Filipine

Bota

Një vëzhgues zogjsh nga Holanda, që mbahej peng nga grupet terroriste në Filipine, të lidhura me ISIS, është vrarë ditët e fundit gjatë luftimeve të ushtrisë me grupin e armatosur.

Evold Horn ishte rrëmbyer nga grupi i quajtur Abu Sajaf që në vitin 2012, dhe u plagos rëndë me armë zjarri gjatë një lufte 90-minutëshe midis xhihadistëve dhe ushtrisë, në ishullin Xholo.Ministria e jashtme holandeze konfirmoi se nënshtetasi i tyre ishte vrarë, por theksuan se rrethanat e vdekjes ishin ende të paqarta për ta.