Ndotja e ajrit ka vrarë 476.000 të porsalindur në një vit

Bota Shendeti

Ndotja e ajrit vrau 476,000 të porsalindur në 2019, kryesisht në Indi dhe Afrikën nën-Sahariane, sipas studimit të ri, i cili tregon se gati tre në katër vdekje të tilla ndodhin nga re toksike të lëshuar nga karburantet e gatimit.

Më shumë se 116,000 foshnje në Indi kanë vdekur nga ndotja e ajrit në muajin e parë të jetës dhe 236,000 në Afrikën nën-Sahariane, sipas State of Global Air 2020, i cili përdor të dhëna nga dy institute amerikane (Instituti i Efekteve Shëndetësore dhe Instituti për Metrika dhe Vlerësimi i Shëndetit).

Sipas autorëve të studimit, ka prova në rritje që lidhin ekspozimin e nënave ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatëzënisë me një rrezik në rritje që foshnjat e tyre të lindin nën peshë ose të parakohshme. Gjithashtu ndotja e ajrit shkaktoi 6.7 milion vdekje në të gjithë botën në 2017, sipas studimit, duke e bërë atë shkakun e katërt më të zakonshëm të vdekjeve