Republika Çeke, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian këtë 6-mujor 2022, ka thirrur ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian në një takim urgjent më 9 shtator për të diskutuar çështjen e rritjes së çmimeve të energjisë, njoftoi sot ministri i Energjisë Jozef Sikela.
Sesioni urgjent do të shqyrtojë propozime të tilla si një tavan mbi çmimin e gazit të përdorur për të prodhuar energji elektrike ose ndërhyrje për të parandaluar keqfunksionimet e tregut, tha Sikela.