ME LOTË TË PRITA E TË PËRCOLLA !

Aktualitet

Poezi nga Miranda Troci Derti/

Me lotë bijë të prita e me lotë të përcolla.

Ata pak ditë më shumë u përmallova.

Ikën ata pak kohë sa hapë e mbyllë sytë.

Sikur me pa andërr e shpejt mu poditë.

 

Bija me cullë veç se ma shtoj e ma përvëloi shpirtin.

Mezi ia kuptova ata fjalët e mbesës e nipit.

Shqip vetëm dy fjalë e flisnin gjuhë të huajë.

Jam shqiptar më tha po qysh baba më ka mërguar.

 

Me lot vjen në shtëpi të vet e prapë lotin merr me vete.

As s’na mban vendi ynë e këtu humbëm çdo fije shprese.

Lotë e mërgimtarit u mbushë shpirti s’mban më.

Të namurit e epokës sot e përgjithnjë.

 

Sa trishtim ku sytë e fëmijëve kur ikin me sytë me lotë.

Qajnë me britmë e mallëngjim kur i përqafojmë.

Alfabetet e huaja çdo kund shkojnë mësojnë.

E shkollat e botës çdo kund shqiptarë studiojnë.

 

Përqafimet nënë e bijë e shpirti po na kalbet.

Një herë në vit i shohim e zemra veç po kallet.

Po na tretet dhe ashti e palca ktë epokë të trishtë.

Përditshëm pijmë lotin e përtypim vetminë .

 

Miranda Troci Derti

Reç Dibër!!