Mesnata s’është një kohë pas harresës së gjatë,
kur të mosduhurit flenë, ti del si nga një pus.
Mesnata është vend ku gjithmonë jemi bashkë,
pa sqaruar asnjëherë: i pushtuar a pushtues?
Mesnata zbon hutaqët, fton guximin dëshirak,
veshtullohet pa shpjegim si në zbardhje vetëtime.
Mesnata është vend ku gjithmonë jemi bashkë,
ku thyhen guackat që zbërthejnë keqkuptimet.
Shtegêtar ëndrrash bredharake, takime në park,
orari ngatërrestar, avion, ku zhbartet gjithë faji.
Tren ekspres, ndenjësja, ku gjithnjë ulemi bashkē,
për tê rigjetur shqisën e përqëndrim – detajit.
Mesnata është vendi ku nuk fshihemi asnjëherē,
gjejmë symbyllur njëri – tjetrin, e humbim për pak.
Vdesim, ngjallemi, torturohemi, tretemi thellë.
Mesnata është vend ku gjithmonë jemi bashkë .
Vëllimi “Më bredh në mend një lumë i egër” 2023.