MESUESI “HERO”, PËR NJË NXËNËS NË SHKOLLË BËN ÇDO DITË 40 KM RRUGË NË KËMBË

Aktualitet

I ftuar ne emision OPINION mësuesi hero Kastriot Aliko, tregon për punën e tij të përditëshme për të dhënë mësim një nxënësi të vetëm. Ai shkon me këmbë në fshatin Vodices te Ersekes duke bërë një udhëtim prej 20 km, por njëkohësisht duke lenl pa fjalë gazetarin e njohur Blendi Fevziu, si dhe të ftuarit e tjerë në studio.

Shkoj çdo ditë në këmbë 20 km ne fshat dhe 20 km të kthehem. Më bie të çohem herët në mëngjes të behem gati dhe të filloj interienarin tim deri sa të mbrijë në orarin e caktuar. Kur shkoj e bëj nje ore e gjysem ndërsa kur kthehem e bej afërsisht dy ore, se tani eshte bere edhe rruga.

Kam një nxënës në shkollë që është me aftësi ndryshe autik. Në shi dhe në dëborë për të mbritur ne destinacion për ditë plus dhe rreziku nga kafshët nga qentë pasi ka kope me bagëti.Një here hipa në peme dhe çava pantallonat, eshte për te qeshur po ky eshte realiteti.

E bej me pasion edhe pse eshte nje femijë me fal shumë kënaqësi…

Po më shqetëson problemi i rrugës se më duhet që çohem herlt në mëngjes.Çohem në orën 5 të mëngjesit sa të bëhem gati të pijë një çaj, bëj gati këpucët dhe çantën dhe here pas here dhe me çizme, në shi në dëborë dhe ne acar. Na vjen zor kur dalim edhe ne rruge tere balte, po e bej me kënaqësi.

Nuk më lodh profesioni, nxënësi është 11 vjeç.

Me shpenzimet e mia e kam marrë dhe e kam çuar te shëndeti mendor në Korçë bashke me gjyshin e tij, se edhe ai prindërit i ka sëmurë. Më pas e solla edhe në Tiranë që sado pak ai femi te ndimohet dhe të ndihet i lumtur, përfundon mësuesi hero Kastriot Aliko,