Meta: Jetimët probleme komplekse, duhet mbështetje nga shteti për ta

Politika

Kryetari i Kuvendit në detyrë të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në ditën e jetimëve është shprehur se vazhdon ende të ketë probleme komplekse për këtë kategori. Ai tha se probleme për jetimët janë papunësia dhe strehimi sidomos, por edhe të tjera. Meta u shpreh se për këtë kategori duhet një filozofi gjithëpërfshirëse dhe jo politikat e shtetit të konsiderohen sikur janë bamirësi.

“Politikat e shtetit nuk duhet të vijnë asnjëherë si bamirësi dhe as si pjesë e një fushate politike apo dekore të tillë, por si një politikë  e vazhdueshme dhe e qëndrueshme si një zbatim i të drejtave të njeriut dhe si pjesë e një filozofie gjithëpërfshirëse. Jetimet kanë ende probleme komplekse në sfidat për arsimimin dhe mundësitë për arsimim, kujdesin shëndetësor dhe kushtet për të garantuar  një strehë dhe deri nga mbrojtje e çdo lloj diskriminimi. Burimet financiare të shtetit nuk janë ato që do të donim për ta ndryshuar më shpejt këtë situatë, por për punë të mira është vullneti për veprim dhe bashkëpunim dhe mënyra e duhur për të bashkëpunuar me aktorë vullnet mirë”, tha Meta.