Meta në Athinë me ftesë të homologut grek Nikos Voutsis.
Më 11tetor të 2016, me ftesë të kryetarit të parlamentit helen z. Nikos Voutsis, mbrin për një vizitë dy ditore kreu i parlamentit shqiptar z. Ilir Meta. Kjo vizitë në Athinë është konfirmuar edhe nga ambasada shqiptare në Athinë. Kryetari i parlamentit shqiptar z. Ilir Meta do të shoqërohet nga një grup deputetësh të partive të ndryshme të parlamentit shqiptar, si dhe nga katër n/kryetar të parlamentit që përbën një rast të veçantë. Kreu i parlamentit z. Meta do të takohet me homologun e tij, me kryeministrin Aleksis Taipras si dhe me kreun e partisë opozitare “Demokracia e Re” me z. Qiriako Micotakis. Ky takim bëhet në frymën e një miqësie të mirfilltë dhe për një bashkëpunim akoma më të mirë midis dy vendeve fqinjë, por me nje axhentë të ngjeshur nga ana e z. Meta.
Deri tani ende nuk është mësuar se çfarë përmban kjo axhentë, si dhe cila është qëllimi i kësaj ftesë nga helenët. Burimet pranë amabasadës bëjnë të ditur se z. Meta ditën e hënë në mbrëmje ora 18.00 do bëjë një takim me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë.