Në një intervistë në kanalin ANT1, ministri Kammenos argumentoi se: “Është e pamundur, në situatën aktuale politike në Maqedoni, të ndryshojë Kushtetutën, e cila është kusht i palës greke, pasi kjo kërkon zgjedhje.
“Ne do të përpiqemi për të parandaluar në çdo mënyrë përdorimi e termit “Maqedoni” në emër të vendit fqinj. Por nëse e gjithë kjo bëhet, ne, si një partner qeveritar, nuk do të pajtohemi për të ardhur në një marrëveshje të tillë në Parlament, e cila gjithashtu presupozon marrëveshjen e Demokracia e Re, atëherë ne do të shohim se çfarë do të jenë procedurat, duke shtuar se “për te rrëzuar qeverinë duhet që të duam edhe ne por edhe Tsipras”, theksoi ministri.