Prof.Dr Arben Malaj /
Sontazhet per zgjedhjet e ardhshme ne Greqi paralajmerojne se Siryza mund te paguaj nje kosto politike per reformat e veshtira, ndersa Qirjako Mitsotaqis mund te jete kryeministri i ardhshem i Greqise.
Fakti qe lideri i opozites greke ne veshtiresi edhe te trasheguara per te qene i sukseshem, ka preferuar pozicionin e nje nacionalisti deri ne bllokimin e integrimit europian te Shqiperise,eshte nje lajm i keq per sfidat aktuale dhe te ardhshme te Greqise.
Arritja e nje fitore te qendrueshme perballe situatave te paqendrueshme sociale e politike te Greqise ndoshta e “justifikon” euro-skepticizmin, populizmin dhe nacionalizmin e semure te disa perfaqesuesve te partive radikale greke, por nacionalizmi dhe radikalizmi nuk duhet te perdoren si kali betejes se fitores elektorale te Qirjako Micotaqis-it.
Nje nga shkaqet e deshtimit te Greqise dhe kostove te renda sociale qe pagoi populli greke gjate krizes 2008 vleresohet se eshte edhe modeli i qeverisjes zse saj nga dinastive politike te familjeve te medha si Karamalis, Papandreu dhe Micotaqesit. Ky zhgenjim eshte i forte dhe u ka kushtuar jo pak partive te vjetra politike greke. Zhgenjimi favorizoi lindjen e partive te reja si Siryza ne Greqi, “Pese yjet” ne Itali,ne Spanje, Portugali por edhe ne vende si Gjermani, Austri, Hungari ku zhgenjimet sociale favorizuan partite euro-skeptike deri edhe radikale.
Greqia aktualisht ka shenja pozitive te daljes nga kriza shume dimensionale. Kjo u be e mundur nga mbeshtetjet specifike, te jashtezakonshme dhe te konsiderueshme te mbeshtetura nga Troika. Por arritjet ne stabilitetin e financave publike jane shume te brishta dhe mund te demtohen lehte nqs konkurimi politik ne Greqi do te ushqej fitoren e populisteve, euro-skeptikeve dhe radikaleve.
Justifikimi i radikalizmit politik ne sherbim te nje fitore politike per te qeverisur ndryshe Greqine, mund ta bej me te veshtire qeverisjen e ardhshme te Neo demokrateve. Jo vetem ne Greqi kredibiliteti publik I politikes ne teresi eshte i cenuar rende , por Greqia i ka sfidat me te veshtira se vendet e tjera.
Qirjako Micotaqesin e kam takuar drejtperdrejte vetem nje here ne nje takim te Bankes Boterore, kur ai punonte ne zyren e saj ne Kosove. Vleresimi i kolegeve jo vetem grek ishte si Qirjako ishte nje koleg i mire-arsimuar dhe mendje hapur. Ai e ka kete avantazh dhe nuk duhet ta humbas pasi Qirjako per suksesin e tij si kryeminister I ardhshem i Greqise ka vec sfidave ekonomike edhe pengesa te medha jo vetem politike.
Se pari – ate do ta bashkeshoqeroi hija e faktit qe vjen nga nje dinasti politike..
Nqs do ti mungojne sukseset reale ne jete e perditshme te
popullit greke, prejardhja nga nje dinastia politike do ti behet penguese.
Reformat strukturore per modernizimin e ekonomise se nje vendi ne fillim e tyre prodhojne kosto sociale, ndersa perfitimet e qendrueshme vijne jo menjehere.
Sukseset shpesh kerkojne kohe, kjo krijon mos perputhje me ciklet politike. Pra sic po ndodh me Macron mundet qe ne dy vitet e para te qeverisjes edhe Qirjakos ti mungojne sukseset dhe zhgenjmi do te jete me i madh, imponues dhe pengues.
Kjo u konstatua edhe tek rasti i George Papandreut I cili ishte pasues I dinastise se familjes se tij, por te cilin e bashkeshoqeroj perceptimi publik grek se ai kurre nuk mund te ishte kryeministri qe i duhej Greqise sepse sipas tyre ishte shume i bute, ishte rritur jashte Greqise, nuk fliste mire greqisht dhe nuk pasyronte “agresivitetin e natyrshem” te nje lideri grek, apo ballkanik.
Se dyti – pas krizes globale 2008 Qirjakos nuk mund ta kete avantazh mire arsimimin e tij per rreth 9 vite ne SHBA , sepse kriza identifikoi si faktore te krijimit te saj dhe te pasojave te renda sociale pikerisht njerezit e arsimuar ne universitetet me te mira ne bote.
Edhe projekti i investimit per arsimim me te mire te femijve te liderve ne vende te ndryshme te botes per te influencuar dhe eksportuar ne keto vende, vlerat me te mira te nje demokracie funksionale dhe te nje modeli ekonomik moderne, kane rezultuar jo te sukseshme.
Kjo sepse edhe te mire arsimuar pasuesit e dinastive politike ne situata krize te vendeve te tyre, kane perligjur deshtimet e prinderve dhe kalimin e tyre nga demokraci ne demokrature, deri ne diktatura vrastare sic ndodhi ne Lindjen e Mesme.
Eshte koha qe Qirjako, si kryeministeri I ardhshem I Greqise te qartesoj profilin dhe kontributin e tij ne zhvillimet politike te Greqise dhe te te Ballkanit.
Ne se do te zgjedh modelin e nje lidership te bazuar tek nacionalizmi radikal, rrezikon te jete nje statistike deshtimi ne historine e Greqise, duke demtuar se pari vendin e tij, por duke demtuar qofte edhe perkohesishte perspektiven euro-atlantike te Ballkanit. Greqia nuk duhet te jete shteti qe krijon probleme, por shteti qe lehteson dhe zgjidh problemet e trasheguara ne nivel bilateral dhe rajonal ne Ballkanin Perendimore pse jo edhe me Turqine.
Greqia duhet te jete inspiruese e vlerave me te mira te demokracise, Me politika dhe angazhime konkrete Greqia duhet te jete prodhuese edhe ruajtese e paqes dhe e stabilitetit ne rajon tone. Greqia duhet te mbeshtese dhe pershpejtoj integrimin rajonale te vendeve te Ballkanit Perendimore, duke filluar nga zgjidhja e krizes me FYROM/Maqedonine.
Lidershipi politik I Greqise pavaresish perfaqesimit partiak duhet ta ruaj me fanatizem si pjese te kontributeve te saj modernizuese, vizionin dhe kontributin konkrete ne konferencen e Selanikut 2003, ku u deklarua dhe u dha garanci per perspektiven europiane te gjithe rajonit. Greqia nuk mund te zhvillohet dhe perparoi duke krijuar grindje, pengesa dhe vonesa integruese dhe modernizuese te gjithe vendeve rreth saj.
Greqia nuk duhet te haroi se rajoni yne e ka arritur me shume veshtiresi dhe me vone se gjithe te tjeret paqen e cila eshte parakusht per nje mireqenie te prekshme.
Edhe zhvillimet aktuale globale po vertetojne se qendrimet bllokuese, efektet zinxhire te exportimit dhe importimit te krizave rajonale e globale e bejne cdo arritje te paqes te brishte, pengojne rritjen e mireqenies pa te cilen edhe paqja behet e brishte dhe e pa qendrueshme. Ky eshte risk real dhe ne rritje per Ballkanin Perendimore.
Ne aspektin bilateral lidershipi politik ne Greqi duhet te ndal, dhe te mos lejoj mbeshtetjen publike ndaj incidenteve ne shume raste jo te rastesishme te ndodhura kohet e fundit. Eleminimi tyre nuk arrihet me angazhim te forcave policore apo ushtarake por me sukseset e perbashketa, sic e ndertuan menjehere pas Luftes se Dyte Boterore , bashkepunimin, harmonine, paqen dhe modernizimin e tyre vendet “armike” europiane.
Lidershipi i Greqise dhe I vendeve te Ballkanit Perendimore duhet te inspirohet dhe ndjek modelin e liderve qe e themeluan dhe e bene te suksesshem projektin e Europes se Bashkuar. Komuniteti i madh i shqiptareve, punetore, te etur per dije dhe sakrifice per nje jete me te mire dhe minoriteti greke ne Shqiperi, jane kollonat e dy aneve te ures qe mund dhe duhet te lehtesoj bashke-udhetimin midis dy vendeve tona nepermjet kontributeve pozitive te ketyre komuniteteve.
Le te shpresojme qe mesazhet publik te ish ministrave te jashtem te Greqise, Pangallos dhe Kozias, mesazhet paqe mbeshtetese te shume personaliteteve te kultures dhe artit ne Greqi, mesazhet e akademikeve mendjehapur dhe politikanet progresiste – te materializohen ne politiken e jashtme greke dhe ne trendin e kontributeve te Greqise per sfidat e Ballkanit Perendimore
Prof.Dr Arben Malaj
Lektor I Integrimit Europian
President i Institutit per Politika publike dhe Mireqeverisje.; [email protected]