Miratohet falja e detyrimeve për mbi 5 mijë ushtarakë

Sociale

falen detyrimet -2Parlamenti sot ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës edhe projektligjin për faljen e detyrimeve për mbi 5 mijë ushtarakë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri Blendi Klosi tha se i jepet zgjidhje problematikës shumëvjeçare me këtë kategori.

“I jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare, si pasojë e një kuadri ligjor jokonsistent, i kundërshtuar që prej fillimit të tij nga ish ushtarakët dhe i rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.  Do t’i rikthehen për një periudhë 1-vjeçare të gjithë paratë e paguara nga ish ushtarakët, si pasojë e ngatërresave ligjore dhe mosveprimit keqdashës, të qëllimshëm, të administratës së vjetër të qeverisjes së vjetër”, tha ministri Klosi. Ligji i 2010 i detyronte disa ish-ushtarakë të rikthenin në arkat e shtetit një pjesë të pensionit suplementar të përfituar pasi formula e re ndryshonte llogaritjen.